Akademia feministe
Dëshiron të mësosh më shumë rreth feminizmit?
Dëshiron që të promovosh barazinë gjinore në komunitetin ku jeton?
Je i/e interesuar për t’u njohur me organizatat që operojnë në këtë drejtim në Shqipëri dhe si mund të përfshihesh?
Nëse po, kjo thirrje është për ty!
Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane fton të gjithë studentët me vendbanim jashtë Tiranës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Akademisë Feministe.
Akademia Feministe është një workshop 3 ditor online në të cilin 30 aplikantët më të suksesshëm do të kenë mundësinë të marrin njohuri të thelluara teorike dhe praktike mbi barazinë gjinore përmes trajnimeve interaktive, diskutimeve dhe punës në grup.
Kjo përbën fazën e parë të projektit ‘’Every Day is Women’s Day’’, i cili ka për qëllim promovimin e barazisë gjinore në komunitet përmes rritjes së kapaciteteve rinore.
Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë, ndërsa 3 më të mirët do të kualifikohen për fazën e dytë dhe të tretë të projektit në të cilat do të mbështeten nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane për të promovuar barazinë gjinore përmes moduleve informuese dhe argëtuese për të rinjtë e komuniteteve të tyre përgjatë pushimeve verore.
Afati i fundit për të aplikuar: 1 maj
Për çdo pyetje apo paqartësi, na kontaktoni në rrjetet tona sociale ose në emailin [email protected]
Linku për të aplikuar https://g5walzjh9pw.typeform.com/to/dTYSsMeI
- Published in Mundësi