Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime
Aktivizimi i të rinjve përmes qasjes shumaktoriale vendore "Shkolla Qendër Komunitare" në Shqipëri, në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dhe rritjes së bashkëpunimit midis aktorëve vendorë dhe komunitetit

Së bashku kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Thursday, 24 February 2022 by IDM Albania

Në përpjekje për të ndërgjegjësuar komunitetin e gjerë dhe veçanërisht të rinjtë kundër fenomeneve negative në shoqëri, gjimnazi “Mustafa Kemal Ataturk” Pajovë ka realizuar videon " Së bashku kundër Ekstremizmit të Dhunshëm"

Me Shume...
Read more
  • Published in Video
No Comments

“I love my school”

Thursday, 17 February 2022 by IDM Albania

Ky aktivitet u realizua nga klubi i Teatrit dhe i Historianit, i nxënësve të shkollës. Të rinjtë përgatitën piktura, ese, fotografi dhe interpretime të ndryshme. Në videon e realizuar nga nxënësit e klubit të historisë pasqyrohet hitoriku i gjimnazit "Skënderbeu" Krujë.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, mësues, prindër dhe përfaqësues të EU4SCHOOL, të cilët ishin bashkëpunues në aktivitet.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

Takim me senatin e shkollës

Thursday, 17 February 2022 by IDM Albania

Gjatë takimit me përfaqësues të senatit të nxënësve nga gjimnazi "Arif Halil Sulaj" Mamurras.

Senatorët e klasave, në praninë e mësuesve dhe koordinatorit të projektit, diskutuan mbi planin e aktiviteteve në vazhdimësi dhe shkëmbyen ide të ndryshme për nismat komunitare që mund të ndërmarrin.

Pjesë e diskutimit ishin mundësitë e ofruara për të rinjtë nga platforma shkollaime.org.

    Read more
    • Published in Shkolla "Arif Halil Sulaj" Mamurras Kurbin
    No Comments

    Konkursi i fjalës artistike

    Thursday, 17 February 2022 by IDM Albania

    Klubi i Fjalës artistike të shkollës u mblodh në një aktivitet letrat, me pjesëmarrjen e nxënësve të talentuar në fushën e letërsisë. Nxënësit interpretuan pjesë të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

    Aktiviteti u realizua në nëntor 2021, në ambientet e shkollës së mesme, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të qytetit. Të pranishëm ishin nxënës, mësues dhe prindër.

    Read more
    • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
    No Comments

    “Teknologjia dhe Komuniteti” – hackathoni mbledh të rinjtë e apasionuar në IT

    Tuesday, 15 February 2022 by IDM Albania

    Të rinj nga disa shkolla të mesme të vendit u bënë pjesë e start-up hackathon “Teknologjia dhe Komuniteti”. Eventi kishte për qëllim promovimin dhe motivimin e studentëve për të zhvilluar ide dhe start-up në fushën e IT-së, përmes njohjeve të reja dhe shkëmbimit të eksperiencave mes tyre.

    Të ndarë në grupe të ndryshme (11 ekipe gjithsej), studentët punuan së bashku në një temë novatore të orientuar drejt nevojave të komunitetit në nivel lokal. Nën mbikëqyrjen e mentorëve, të rinjtë mësuan se si të zhvillojnë më mirë konceptet e tyre dhe të dixhitalizojnë idetë e tyre të biznesit.

    Me Shume...
    Read more
    • Published in Aktivitete
    No Comments

    Takim i përbashkët koordinues për të nxitur aktivizimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shkollave

    Friday, 21 January 2022 by IDM Albania

    Për të shkëmbyer ide dhe rritur bashkëpunimin për aktivitete me të rinjtë, zhvilluam një takim me drejtues shkollash, mësues, dhe nxënës nga 16 shkollat e mesme pjesë e projektit "Shkolla Qendër Komunitare – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”. 

    Me Shume...
    Read more
    • Published in Aktivitete
    No Comments

    IDM promovon qasjen shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare në mbarë vendin

    Wednesday, 20 October 2021 by IDM Albania

    Të rinj dhe të reja, drejtues shkollash, oficerë sigurie, psikologë sikundër dhe zyrtarë të qeverisjes vendore, të policisë së shtetit dhe zyrave vendore arsimore nga 140 shkolla të mesme në 61 bashkitë u njohën me modelin shumë aktorial “Shkolla Qendër Komunitare për Komunitete të Qëndrueshme në luftë kundër ekstremizmit në dhunshëm” përmes 9 takimeve rajonale.

    Me Shume...
    Read more
    • Published in Aktivitete
    No Comments

    “Qyteti i Aliut” – një histori frymëzimi për të rinjtë shqiptarë

    Monday, 27 September 2021 by IDM Albania

    Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan një panel virtual diskutimi mbi filmin dokumentar "Qyteti i Aliut", i cili feston jetën dhe trashëgiminë e legjendës së boksit Muhammad Ali.

    Rreth 50 të rinj, nxënës të shkollave të mesme pjesë e qasjes shumaktoriale SHQK, si dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që punojnë në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, iu bashkuan diskutimit mbi filmin.

    Me Shume...
    Read more
    • Published in Aktivitete
    No Comments

    Të rinj të frymëzuar për të ndjekur ëndrrat e tyre profesionale

    Friday, 16 July 2021 by IDM Albania

    Këtë javë u zhvillua një diskutim i lirë midis Dea Rrozhani, programuese dhe bashkëthemeluese e aplikacionit GjejZa, dhe të rinjve nga 16 shkolla të mesme të përgjithshme, pjesë e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare.

    Takimi ishte një mundësi për të frymëzuar dhe nxitur nxënësit e shkollave të mesme të bëjnë zgjedhjet e duhura në përpjekjet e tyre të ardhshme profesionale dhe sipërmarrëse.

    Me Shume...
    Read more
    • Published in Aktivitete
    No Comments

    Trajnim për Zhvillimin e Debatit dhe Teknikat e tij

    Tuesday, 28 July 2020 by IDM Albania

    “Zhvillimi i Debatit dhe Teknikat e tij” ishte tema e trajnimit të sotëm zhvilluar me nxënësit e shkollave të mesme të përfshira në projektin "Modeli Shkolla Qendër Komunitare për një komunitet të qëndrueshëm."

    Me Shume...
    SHQKyouth debate
    Read more
    • Published in Aktivitete
    No Comments
    • 3
    • 4
    • 5
    • 6
    • 7
    • 8

    Recent Posts

    • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

      2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
    • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

      Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
    • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

      shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
    • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

      Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
    • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

      “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

    Telefono

    +355 4 240 0241

    EMAIL

    [email protected]

    Adresa

    Rruga Shenasi Dishnica,
    Tirana, Albania 1017

    • GET SOCIAL

    © 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

    TOP