2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bashkëpunime shumëpalëshe për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri!
Konferenca Kombëtare “Shkolla Qendër Komunitare”: Një model i suksesshëm bashkëpunimi shumaktorial, që bashkoi 246 përfaqësues nga shkollat, bashkitë, policia, arsimi dhe organizatat rinore.
Debati Kombëtar Rinor: 34 finaliste nga 34 shkolla sfiduan njëri-tjetrin në fazën finale, me mbështetjen e 10 vullnetarëve që më parë kishin qenë debatues.
Buxhetimi Rinor me Pjesëmarrje: 244 të rinj nga 24 shkolla u angazhuan në dëgjesa publike me pushtetin vendor për buxhetin 2025.
Trajnimi mbi Edukimin Mediatik: 264 të rinj nga 37 shkolla u pajisën me aftësi për të identifikuar lajmet e rreme dhe për të zhvilluar mendimin kritik.
Drejtësia Restauruese: 36 drejtues dhe mësues nga gjimnazet u trajnuan për zgjidhjen alternative të konflikteve përmes ndërmjetësimit.
Coffee Hour: 7 takime nga Këshillat Vendore Rinore, me fokus te lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.
Fuqizimi i Këshillave Vendore Rinore: 74 anëtarë të 17 këshillave u trajnuan për të përmirësuar ndikimin e tyre në komunitet.
Ky projekt dëshmon se një qasje shumaktoriale është çelësi për fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme!