Të rinjtë nga gjimnazi “Ali Asllani” Kotë, Selenicë gjatë një bisedimi të lirë me Blendi Salaj, ekspert i mirënjohur i medias dhe komunikimit në Shqipëri.
Ky takim vjen në vazhdën e bisedave të hapura për edukimin mediatik, që Blendi Salaj ka zhvilluar me të rinjtë e 16 shkollave të mesme të përgjithshme, pjesë e modelit shumë-aktorial Shkolla Qendër Komunitare.
Gjatë diskutimit të rinjtë mësuan më shumë mbi përdorimin e medias, kryesisht asaj sociale, me qëllim eliminimin e lajmeve të rreme dhe rritjen e sigurisë online. Pas përfundimit të diskutimit të rinjtë kishin më shumë interes për të mësuar rreth medias.
Të rinjtë shfaqën interes dhe u përfshinë në diskutime për të mësuar më shumë, jo vetëm mbi çfarë quajmë media, por edhe mbi rëndësinë e saj në ndërtimin e koncepteve dhe botëkuptimeve.
Ju ftojmë të ndiqni diskutimin e plotë më poshtë: