Gjatë aktivitetit të sotëm të Gjimnazi “16 Shtatori” Shijak, nxënësit u angazhuan në një projekt mësimor për sinjalistikën rrugore dhe ndihmën e parë në rast aksidenti.
Nxënësit e klasave të X-ta prezantuan posterat mbi sinjalistikën rrugore dhe theksuan se sa e rëndësishme është në komunitet që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Grupi i vullnetarëve të Kryqit të Kuq i përbërë nga nxënës të gjimnazit, demostruan duke simuluar një situatë aksidenti: Si ofrohet ndihma e parë, kur duhet ndërhyrë dhe kur nuk duhet.
Gjithashtu nxënësit u njohen me numrat e kontaktit të Urgjencës dhe Policisë.
Ky aktivitet solli sëbashku nxënës, mësues, dhe përfaqësues të Policisë Shijak.