![Blue Green Travel Portfolio Website (10)](https://shkollaime.org/wp-content/uploads/2020/06/Blue-Green-Travel-Portfolio-Website-10-420x280_c.png)
Nxënës të gjimnazeve të ndryshme të projektit ndoqën trajnimin online “Kodimi”. Trajnimi u zhvillua në kuader të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme” nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Të rinjtë përgjatë këtij trajnimi morën njohuri bazë për kodimin. Kodimi është hapi i parë drejt programimit, një ndër aftësitë më të kërkuara sot në tregun e punës.
Këto trajnime kanë mundësuar:
✅ Bashkëpunim me shkollat🤝
✅ Zhvillim të kompetencës digjitale🏻
✅ Rritje të performancës për të ardhmen
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre aktiv.