Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Trajnim mbi aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

by IDM Albania / Thursday, 23 July 2020 / Published in Aktivitete, Shkolla “Ibrahim Rugova” Kamez

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në bashkinë e Kamzës”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi ditën e Mërkurë datë 22 Korrik 2020, një trajnim me të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz, mbi Aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Përmes trajtimit të koncepteve të veçanta dhe ushtrimeve praktike, të rinjtë thelluan më shumë njohuritë mbi aftësitë qytetare, aftësitë negociuese, të menduarit kritik dhe bashkëpunimin midis tyre, si elementë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë zhvillimit të trajnimit të rinjtë patën mundësinë të tregojnë për shëmbuj real të rasteve ku kanë pasur mosmarrëveshje me miqtë e tyre për shak të mendimeve të ndryshme dhe diskutuan për cilësitë dhe tiparët e një lideri që respekton nevojat e komunitetit të tij.

Faleminderit Hedayah dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë për mbështetjen tuaj.

#TëRinjtë #SHQK #PërKomunitetin

Tagged under: ekstremizmi i dhunshëm, SHQK, trajnim

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP