“Dhuna, abuzimi, bullizmi nuk kanë vend në marrëdhëniet njerëzore, për më tepër në mjediset shkollore. Le të marrim secili përgjegjësinë e roleve që kemi, le t’i themi jo veprimeve antisociale!”
Në kuadër të ditëve kundër dhunës, abuzimit dhe bullizmit në shkollë, nxënësit e gjimnazit “Arbëria” Bulqizë zhvilluan një sërë aktivitetesh me mbështetjen e oficerit të sigurisë dhe shërbimin psiko-social në shkollë. Përmes videos më poshtë, ata zgjedhin të promovojnë socializim, mirëkuptim, respektim, dhe mbështetje.