Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Të rinj të frymëzuar për të ndjekur ëndrrat e tyre profesionale

by IDM Albania / Friday, 16 July 2021 / Published in Aktivitete

Këtë javë u zhvillua një diskutim i lirë midis Dea Rrozhani, programuese dhe bashkëthemeluese e aplikacionit GjejZa, dhe të rinjve nga 16 shkolla të mesme të përgjithshme, pjesë e qasjes shumaktoriale Shkolla Qendër Komunitare.

Takimi ishte një mundësi për të frymëzuar dhe nxitur nxënësit e shkollave të mesme të bëjnë zgjedhjet e duhura në përpjekjet e tyre të ardhshme profesionale dhe sipërmarrëse.

Dea ndau me të rinjtë pasionin e saj për teknologjinë dhe rrugëtimin që në moshë të hershme për të realizuar ëndrrën e saj. Gjithashtu, ajo foli dhe për eksperiencën e veçantë në krijimin e aplikacionit GjejZa, një aplikacion që ofron ndihmë për viktimat e dhunës në familje.

“Unë e shkarkova aplikacionin dhe sapo e pashë thashë një bravo të madhe për punën e bërë. Dhuna është problemi më i madh në ditët e sotme dhe kjo është një iniciativë shumë e shkëlqyer. Shpresoj që influenca të rritet dhe aplikacioni të bëhet sa më publik në shoqërinë tonë dhe në shumë organizata e rrjete sociale të ndryshme që janë në mbrojtje të grave dhe vajzave dhe të të drejtave të njeriut”, u shpreh një nga të rinjtë në mbyllje të bashkëbisedimit.

Mund të ndiqni takimin e plotë këtu.

#SHQK

#PërKomunitetin

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP