Buxhetimi rinor me pjesëmarrje
shkolla dhe
të rinj u përfshinë në
dëgjesa publike me përfaqësues të pushtetit vendor në disa qytete, në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2025 përgjatë Nëntor – Dhjetor 2024.
Të rinjtë parashtruan problematikat dhe nevojat e tyre dhe advokuan për më shumë mbështetje dhe aktivitete rinore në 2025.
Kjo iniciativë synon t’i promovojë të rinjtë si aktorë ndryshimi në komunitet, duke ndërtuar një kulturë bashkëpunimi dhe advokimi në nivel vendor, dhe duke u kthyer në një praktikë të mirë për buxhetimin me pjesëmarrje në vitet e ardhshme.
Me Shume…- Published in Aktivitete, Publikime
“Shkolla Qendër Komunitare” – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri
Prej tetorit 2017, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në një proces ndërtues dhe advokues për modelin “Shkolla Qendër Komunitare“ (SHQK) në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit. IDM ka rritur përpjekjet për të zgjeruar hartën e zbatimit të qasjes SHQK, duke synuar nxitjen e bashkëpunimit horizontal ndërmjet institucioneve vendore duke marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizëm, si dhe duke fuqizuar të rinjtë dhe aktorët e tjerë si agjentë të ndryshimit pozitiv në komunitet.
Rezultatet e punës sonë mund t’i shihni në dokumentarin e përgatitur në kuadër të Konferencës Kombëtare: “Shkolla Qendër Komunitare – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri”
Me Shume…