Sportet kanë një ndikim thelbësor në mirëqenien tonë, mund të ndihmojnë në krijimin e partneriteteve, të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të bëhemi më tolerantë duke bashkuar forcat për të luajtur së bashku si një ekip.
Në mbështetje të aktiviteteve për komunitetin dhe iniciativave të udhëhequr nga të rinjtë projekti "Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm” nëpërmjet modelit "Shkolla Qendër Komunitare", vazhdoi procesin e dhurimit të bazës materiale për aktivitete sportive në 8 shkolla të vendit.
Ky projekt zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.