Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Roli i vajzave dhe grave në shoqëri, diskutim me të rinjtë e Peqinit

by IDM Albania / Monday, 20 July 2020 / Published in Aktivitete

Ditën e Premte, me datë 17 Korrik 2020, u zhvillua një takim me të rinjtë e Peqinit bashkë me përfaqësues nga Drejtoria e Mirëqenies dhe Shërbimeve Sociale, Bashkia Peqin.

Të rinjtë diskutuan rreth rolit të vajzave dhe grave në shoqëri dhe për mënyrën si situata e Covid-19 ka ndikuar në mosmarrëveshjet dhe rastet e dhunës në familje në qytetin e Peqinit.

Këto takime janë pjesë e projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Të rinjtë kërkuan të merrnin më shumë informacion, përmes një bashkëbisedimi të hapur, mbi hapat e ndërmarrë për parndalimin e rasteve të dhunës në familje dhe punën e bërë nga Bashkia në ndërgjegjësimin e qytetarëve për situatën aktuale Covid-19.

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e takimeve që fokusohen në mendimet e të rinjve dhe rrisin ndërgjegjësimin e tyre për çështje të ndryshme sociale, në kuadër të këtij angazhimi, të rinjtë kanë zhvilluar takime të mëparshme të së njëjtit format dhe do të angazhohen në takime të tjera në javët në vijim.  

#KomunitetiQëndrueshëm #Shqk #Shkolla #Rinia #PërKomunitetin #BashkiaPeqin

Tagged under: bashkia, ndërgjegjësim

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP