Gjimnazi "Zihni Magani" i ndërtuar ne vitin 1958 ndodhet në qendër të Peqinit. Ajo është e vetmja shkollë e mesme e qytetit.
Kjo shkollë ka ekzistuar më parë si shkollë e mesme e bashkuar, së bashku me ciklin 8-vjeçar (sot 9-vjeçar). Më vonë pranë saj u hap dhe profili bujqësor i mesëm, krahas shkollë së mesme të përgjithshme dhe së fundmi funksionon si gjimnaz. Nga kjo shkollë kanë dalë personalitete të shquara të cilët janë pozicionuar brenda dhe jashtë vendit.
Shkolla jonë ka 9 klasa aktive me nxënës, sallën e mësuesve, palestrën (që është restauruar me fonde të financuar nga shteti me standartet e kohës), zyrën e drejtorisë dhe nën/drejtorisë, bibliotekën, laboratorin e fizikës me aneks, 1 kabinet informatike dhe një klasë dixhitale, 3(tre) banjo, një në katin e parë, një në katin e dytë për vajza dhe djem dhe një ne katin e tretë për personelin e mësimdhënies.
Në 2019 u krijua një klasë multifunksionale me ndihmën e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim e cila mundësoi të rinjtë të jenë sa më pranë komunitetit.
Doralda Dushku
Koordinatore
Doralda ka mbaruar studimet e larta bachelor dhe master per Fizioterapi. Eshte nje nder themelueset e grupit IDEARTË ne Peqin. Në 2018 ka punuar si konsulente e GIZ dhe ambasades Gjermane ne Bashkine Peqin per projektin "Peqini Reciklon". Në 2019-2020 ka punuar si kordinatore lokale per IDM ne projektin SHQK per Gjimnazin "Zihni Magani "Peqin. Duke nisur nga viti 2021, Doralda eshte kordinatore lokale ne projektin SHKQ ne gjimnazin "Zihni Magani " Peqin, "M.K.Ataturk "Pajove,"Haxhi Qehaj" Rrogozhinë dhe "Tomorr Sinani" Cerrik. Gjithashtu, eshte edhe specialiste e koordinimit Evropian ne Bashkine Peqin.
PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “ZIHNI MAGANI”, PEQIN PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020
HARTUAR MBI MODELIN E SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE
STANDARDET DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKË
STANDARDI 1- SIGURIMI I MIRËQENIES SOCIALE, EMOCIONALE DHE SHËNDETËSORE TË NXËNËSVE
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla, bashkëpunon me prindërit dhe partnerë të tjerë të komunitetit për të njohur, adresuar dhe përmbushur nevojat fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve dhe për të garantuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Ato, së bashku, ofrojnë programe (që përfshijnë veprimtari fizike, e sportive, programe për të ushqyerin e shëndetshëm, veprimtari kulturore etj.,) të cilat kontribuojnë në përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe të klimës në shkollë.
Objektivat specifikë:
- Mbështetje dhe zhvillim social, emocional dhe shëndetësor për nxënësit e shkollës së mesme “Zihni Magani”, Peqin
- Ndërtim I mekanizmave të referimit n bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
- Ofrim I mjediseve të sigurta të të nxënit, të cilat garantojnë mirëqënien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve
STANDARDI 2- ANGAZHIM DHE ZHVILLIM I KOMUNITETIT
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla ofron shërbime që shërbejnë për zhvillimin e komunitetit, dhe komuniteti është pjesë përbërëse e aktiviteteve që organizon shkollë. Në këtë mënyrë nuk përfton vetëm komuniteti nga shkolla por dhe shkolla bashkëpunon me komunitetin për rritjen dhe përmirësimin e rezultateve për nxënësit.
Objektivat specifikë:
- Pjesëmarrje aktive e prindërve në vendimmarrjen në shkollë dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme
- Zhvillim i kurseve profesionale, aktiviteteve dhe trajnimeve për komunitetin, të rinjtë dhe grupet vulnerabël.
- Sigurim i kapaciteteve të duhura njerëzore dhe kushteve të duhura fizike për të siguruar zbatimin e aktiviteteve në kuadër të SHQK
STANDARDI 3: VENDIMMARRJA E PËRBASHKËT
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Prindërit, komuniteti dhe stafi i shkollës janë partnerë të rëndësishëm dhe të barabartë në vendimmarrjet që ndikojnë në cilësinë e shkollës dhe arritjet e nxënësve. Ata së bashku mund të informojnë, ndikojnë dhe krijojnë politika, praktika dhe programe në dobi të suksesit të nxënësve.
Objektiva specifikë:
- Hartim i planeve strategjike dhe vjetore të shkollës me përfshirjen e prindërve, komunitetit dhe institucioneve shtetërove vendore.
- Informim i shpeshtë i komunitetit, dhe institucioneve vendore mbi shërbimet dhe aktivitetet që ofron institucioni arsimor.
STANDARDI 4: GJITHËPËRFSHIRJA DHE RESPEKTIMI I DIVERSITETIT
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla u siguron të gjithë fëmijëve të drejtën themelore për arsim dhe mundësi të barabarta pa dallim të origjinës, identitetit kulturor, gjuhës, aftësive apo rrethanave ekonomike, respektim të vlerave shoqërore si dhe të bashkëjetesës në shoqëri.
Objektiva specifikë:
- Mësuesit, prindërit dhe aktorë të tjerë të komunitetit sigurojnë që shkolla ofron trajtim të barabartë, me dinjitet dhe respekt ndaj cdo nxënësi
- Ofrim i mundësive të barabarta për t’u regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë.
- Ndërtim i programeve dhe zbatim I projekteve të vazhdueshme që nxisin gjithëpërfshirjen dhe diversitetin.
Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu