Autore: Drilona Shehi
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se teknologjia po avancon çdo ditë dhe më shumë, duke bërë të mundur që ajo të jetë në të njëjtën kohë mikja dhe “armikja” më e madhe që kërcënon ekzistencën tonë.
Jetojmë në shek. XXI ku teknologjia po drejton të gjithë botën, askush nga ne se mendonte se i gjithë cikli i jetës do qëndronte pezull. Një virus na bëri të kuptonim se jeta ka më shumë vlerë nga sa kishim imagjinuar. Çdo shtet u zgjua me ide të reja, pavarësisht avancimit teknologjik, nga ky virus u kuptua që gjithçka e ka një kufi të caktuar, secili vend i prekur nga ky virus u përball me këtë problematik e cila sfidoi rolin e teknologjisë në shërbim të nevojave tona. Gjatë kësaj kohe është vështruar dhe kuptuar se teknologjia po zëvendëson qenien njerëzore në realizimin e aktiviteteve të përditshme, dhe u kuptua se teknologjia është ndihmës aty ku është e vështirë që të gjendet zgjidhja e problemeve botërore.
Çdo veprim i joni ka marr dimension tjetër, rasti konkret Shqipëria, arsimi në vendin tonë u gjend i papërgatitur, por u përpëlit dhe ju përshtat rrjedhës, mësimi kaloj nga fizikisht në virtualisht, administratat mbajtjen e mbledhjeve, konferencave, miratimi i vendimeve gjithçka virtualisht, të bërit pazar për plotësimin e nevojave u përshtatën me teknologjinë ku bizneset morën situatën nën kontroll me aq mundësi sa kishin dhe realizonin shërbimet kundrejt një pagese të caktuar duke shmangur kështu kontaktet fizike.
Pra teknologjia u bë ndihmesa më e madhe duke përforcuar aplikacionet e ndryshme që njerëzimi mund të niste ciklin jetik në virtualitet dhe sa më pak kontaktet fizike që ishin kërcënim jetik në një situatë të tillë.
Parë në këndvështrimin e moshatarëve të mi arrij të konkretizoj të mirat dhe jo të mirat e kohës virtuale.
Për të mirat e kohës virtuale vlen të përmendën disa prej tyre:
- Shmangie e kontaktit fizik në raste kur kontakti fizik rrezikon shëndetin e qenies njerë
- Plotësimi i disa nevojave qoftë blerjeve, pagesat për shpenzimet familjare dhe personale.
- Vazhdimi i jetës në një dimension tjetër online, puna nga shtëpia vetëm nëpërmjet një ekrani telefonik ose kompjuteri.
- Zhvillimi i orareve mësimore duke mbyllur kështu vitet akademike.
- Komunikimi me personat që i ke me milje larg.
- Marrja pjesë në trajnime të ndryshme pavarësisht fushës që ti studion.
- Shumëllojshmëri informacioni për çdo temë apo çështje që ti dëshiron të mësosh apo studiosh.
- Realizimi i studimeve mbi tematika të ndryshme.
Për anët jo të mira të kohës virtuale:
- Mund të rezultojë në varësi, konfuzion dhe humbjes së ndjesisë së të jetuari një jetë reale.
- Distancim emocional dhe dëmtime në marrëdhëniet me të tjerët.
- Të mësuarit online, i cili do sjell defektet e tij në të ardhmen, sepse jo çdo informacion i dhënë online ka arritur të depërtojë përtej ekranit të vogël tek mendja e individëve, sepse jo të gjithë janë të aftë në përballimin e situatave të tilla.
- Problematik me shëndetin psikologjik ku gjithmonë do priremi të gjejmë mënyrat teknologjike në çdo problem që hasim.
- Kosto e lartë, ku krijimi i këtyre mundësive virtuale sigurisht që ka një kosto që e gjitha do të bjerë mbi kurrizin e dikujt.
- Krijimi i një muri ndarës midis njerëzve, sepse përqendrimi në botën virtuale do bëj që të harrohet ngrohtësia dhe marrëdhënia reale.
- Kërcënimi i jetëve tona sepse duke hedhur të dhënat tona në sisteme dhe aplikacione të shumta mund të ndodhë që hakerat të keqpërdorin të dhënat dhe të jemi të kërcënuar seriozisht nga ky avancim teknologjik.
Duke përmbledhur shkurtimisht çfarë është përmendur me sipër, i qëndroj parimit se po jetojmë në një kohë virtuale, e cila për disa persona mund të konsiderohet një aspekt pozitiv, por unë si një fanse jo e zjarrtë e teknologjisë, mendoj se jeta ka nevojë të frymojë e lirë. Avancimi i teknologjisë është një hap i rëndësishëm për njerëzimin, por deri në një kufi të përcaktuar në mënyrë që të mos humbasim misionin tonë si qenie njerëzore, dhe instinktin e arsyetimit për të mbajtur vlerat dhe cilësitë e të qenurit human.
Artikulli është publikuar fillimisht në www.mladirini.org