![73a549db-54b2-4567-a80e-afae132797e5-300×225](https://shkollaime.org/wp-content/uploads/2021/03/73a549db-54b2-4567-a80e-afae132797e5-300x225-1-420x280_c.jpg)
Gjatë javës së lidership-it, 3-7 Shkurt 2020, në gjimnazin “Sadik Stavileci” u organizua një aktivitet ku morën pjesë rreth 30 nxënës nga të treja vitet, mësues, koordinatori për sigurinë në shkollë dhe koordinatori për “shkollën qendër komunitare”.
Pjesa e parë e aktiviteti u organizua në formë tryeze të rrumbullakët, ku u diskutua me të rinjtë se çfarë është java e lidership-it, formate të ndryshme lidership-i, çfarë do të thotë lider i formuar, etj.
Për organizimin e diskutimit, ishin të ftuar dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët folën për eksperiencën e tyre në këtë fushë dhe mënyrën se si ata e shihnin lidership-in.
Ndërsa në pjesën e dytë të aktivitetit, të rinjtë pjesëmarrës u ndanë në grupe të vogla, ku punuan për formate të ndryshme lidership-i, punë e cila u prezantua për rreth 20 minuta. Puna në grupe u prezantua para të gjithë pjesëmarrësve dhe mbi këto punime të nxënësve u diskutua një formë diskutimi.