Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Lidershipi

by shkollaime / Tuesday, 06 October 2020 / Published in Shkolla “Dom Nikoll Kacorri” Durrës

Në datën 06 Shkurt 2020 u mbajt trajnimi mbi lidershipin ku morrën pjesë 22 nxënës të qeverisë së nxënësve/përfaqësues të klasave dhe oficerija e sigurisë në shkollë. Në fillim kordinatori i bëri prezantimin e disa udhëheqësve të cilët kanë bërë ndryshime në jetën e njerëzve.

U fol konkretisht për temën e udhëheqjes, çfarë është lidershipi, fjalë kyçe se si të jesh një udhëheqës i mirë, etj. Gjithashtu iu paraqit një prezantim i shkurtër, një model i ndryshëm në të mirë të të rinjve në lidhje me nismat e edukimit nga bashkëmoshatarët. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte të ndihmonte studentët të fitojnë besim për t’u bërë udhëheqës midis bashkëmoshatarëve të tyre dhe gjithashtu t’u ofronte nxënësve aftësi dhe teknika për të edukuar bashkëmoshatarët e tyre.

Nga të rinjtë u dhanë shembuj mjaft të mirë të udhëheqësve që kanë bërë edhe ndryshime në Shqipëri të tillë si: Arbër Hajdari i Fundjavë Ndryshe apo edhe të dy nismëtarët Sidrit Bejleri dhe Elvis Naci për Nisën “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Të rinjtë i shihnin si udhëheqës/lidera për një kauz të caktuar që ka të bëjë dhe me parimin e lidershipit si një proces i ndikimit të grupit, në këtë rast shoqërisë shqiptare, drejt arritjeve të qëllimeve.

Për të rinjtë ndarja e stileve autokratikë dhe demokratikë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sjelljen e udhëheqësit që ka nën mbikqyrje një grup të caktuar duke e lidhur këtë konkretisht me qeverinë e nxënësve. Ku për ta udhëheqësi i tyre, presidenti i qeverisë së nxënësve kishte një stil demokratik, por jo shumë efektiv, duke e lënë grupin pa udhëheqje në raste të ndryshme.

Nga të rinjtë u përmend edhe udhëheqësi vizionar ku për ta ishte paksa utopike që një udhëheqës në Shqipëri të jetë vizionar. Në fund të takimit të rinjtë shprehën dëshirën që trajnimin e marrë ta replikonin për bashkëmoshatarët e tyre.

    Recent Posts

    • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

      2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
    • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

      Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
    • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

      shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
    • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

      Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
    • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

      “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

    Telefono

    +355 4 240 0241

    EMAIL

    [email protected]

    Adresa

    Rruga Shenasi Dishnica,
    Tirana, Albania 1017

    • GET SOCIAL

    © 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

    TOP