Gjatë muajit mars Shkolla Qendër Komunitare zhvilloi me shkollat e mesme pjesë e rrjetit, konkursin e ideve për aktivitete që kanë në fokus forcimin e lidhjes midis shkollës, bashkisë dhe Policisë së Shtetit duke përfshirë:
• Aktivitete të organizuara nga shkolla që sjellin bashkinë dhe Policinë e Shtetit më pranë të rinjve;
• Aktivitete që vendosin theksin në fuqizimin e politikave rinore dhe avokimin për nevojat e të rinjve;
• Aktivitete që adresojnë problematikat me të cilat të rinjtë përballen sot.
Në konkurs morrën pjesë:
Gjimnazi “Arbëria” Bulqizë
Gjimnazi “Tomorr Sinani” Cërrik
Gjimnazi “Sadik Stavileci” Kashar
Gjimnazi “Skënderbeu” Krujë
Gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajovë
Gjimnazi “Zihni Magani” Peqin
Gjimnazi “Haxhi Qehaj”, Rrogozhinë
Gjimnazi “16 Shtatori” Shijak
Gjimnazi “Oso Kuka” Shkodër
Për të përzgjedhur 4 fituesit u përdor sistemi i vlerësimit 20-40-40, ku u morrën parasysh numri i pëlqimeve për foton përfaqësuese të shkollës në faqen zyrtare të Facebook “Shkolla ime”, votimi i shkollave për njëra-tjetrën dhe votimi nga juria e përcaktuar nga IDM.
Shkollat fituese ishin:
Çmimi i parë: Gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajovë
Çmimi i dytë: Gjimnazi “Arbëria” Bulqizë
Çmimi i tretë: Gjimnazi “OSO KUKA” Shkodër
Çmimi i katërt: Gjimnazi “Tomorr Sinani” Cërrik