Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Aktivitete gjatë javës së lidershipit

by IDM Albania / Friday, 28 February 2020 / Published in Aktivitete

Në javën e parë të muajit Shkurt 2020 janë zhvilluar trajnime mbi lidershipin me nxënës, mësues, lehtësues dhe aktorë të ndryshëm.

Në trajnimet e zhvilluara janë shpjeguar konceptetet e liderit, lidershipit, parimet e një lideri, fjalët më të përdorura të një lideri, fryma e një ekipi si dhe karakteristikat e një lideri.

Gjatë zhvillimit të trajnimeve nxënësit kanë shfaqur interes për tu aktivizuar dhe ishin bashkëveprues duke u përfshirë në aktivitete që zhvillonin mendimin kritik lidhur me aftësitë e një lideri dhe çfarë duhet të bëjë më shumë një lider.

Gjatë takimeve fokusi u vendos në bashkëveprimin dhe aftësinë drejtuese të liderit në praktikë. Lojërat dhe praktikat e kryera mbi ushtrime specifike e bënë më të kuptueshëm rolin e liderit dhe aftësinë e tij bashkëveprues.

Nxënësit punuan në grupe ku nxorrën e karakteristikat e liderit të tyre ideal. U vu re që nxënësit e ngatërronin shpesh në përditshmërinë e tyre menaxherin dhe liderin por në përfundim të takimeve ata ishin më të qartë për rolet dhe karakteristikat e tyre.

Të rinjtë u njohën me karateristikat e secilit model drejtues si dhe me anët pozitive dhe negative të modeleve respektive.

Tagged under: Lidership, Shkollat, SHQK, Të Rinjtë, trajnim

Recent Posts

  • Buletini mujor | Dhjetor 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Buletini mujor | Nëntor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletini mujor | Tetor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletin i dedikuar | Shtator 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale

    Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e ...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP