Dita I
Gjatë datës 3-7 Shkurt 2020 u zhvilluan një sërë aktivitetesh në kuadër të javës së lidershipit në gjimnazin “Isa Boletni” Vorë.
Në ditën e parë, datë 3 Shkurt 2020 u zhvillua aktiviteti “Policimi në komunitet” ku morën pjesë nxënës të shkollës, përfaqësues të policisë dhe përfaqësues të komunitetit.
Nxënësit e gjimnazit “Isa Boletini” nën ndihmën e punonjësve të policisë dolën në terren në ndihmë të komunitetit me qëllim respektimin e masave të reja shtesë të sigurisë të marra nga Bashkia dhe Komisariati i policisë Vorë, në objektet e cilësuara të pabanueshme të dëmtuara nga tërmeti. Të rinjtë informuan përgjatë një orë banorët e zonës për masat e sigurisë të ndërmarra nga policia e shtetit si dhe iu bë thirrja banorëve të qëndrojnë larg banesave të dëmtuara rëndë për të mbrojtur jetë e tyre.
Dita II
Në ditën e dytë, me datë 4 Shkurt 2020 u zhvillua një trajnim në ambjentet e klasës multifunksionale. Të rinjtë u njohën me përkufizimin e lidershipit e më pas u njohën përmes një video prezantuese për diferencat mes një menaxheri (shefi) dhe një lideri. U vu re që nxënësit e ngatërronin shpesh në përditshmërinë e tyre menaxherin dhe liderin por në përfundim të aktivitetit ata ishin më të qartë për rolet dhe karakteristikat e tyre. Më pas të rinjtë u njohën me 3 modelet e drejtimit: autoritar (autokratik), pjesëmarrës (demokratik), delegues(mbreterim i lirë).
Më pas të rinjtë ata punuan në grupe ku nxorrën e karakteristikat e liderit të tyre ideal.
Dita III
Në ditën e tretë, datë 5 Shkurt 2020, u zhvilluan sesione informimi nga qeveria e nxënësve të shkollës “Isa Boletini” nëpër klasat e gjimnazit ku të rinjtë u informuan mbi ekstrezmin e dhunshëm dhe sesi ta parandalojmë atë. Për këtë qëllim qeveria e nxënësve kishte përgatitur disa banera me mesazhe për parandalimin e këtij fenomeni.
U informuan rreth 250 të rinj nga qeveria e nxënësve duke sjell debat mbi këtë temë si dhe duke rritur ndërgjegjësimin e tyre për parandalimin e këtij fenomeni.
Dita IV
Në ditën e katërt, datë 6 Shkurt 2020, u zhvillua një kampionat shahu mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve në ambjentet e shkollës “Isa Boletini” për të rritur përfshirjen e të rinjve në sport dhe duke rritur aftësitë e tyre të menaxhimit dhe lidershipit duke qenë se ky aktivitet u iniciua dhe organizua nga vetë nxënësit me asistencën e mësuesit të aktiviteteve.
Kjo ishte një ditë ndryshe për gjimnazin sepse aktivitetet e tilla janë të pakta për zonën e Vorës dhe të rinjtë e saj. Angazhimi i aktorëve të ndryshëm lokal ishte i një niveli të lartë.
Dita V
Në ditën e pestë, datë 7 Shkurt 2020, u zhvillua një workshop me të rinjtë e gjimnazit ku u diskuta mbi aktivizmin dhe vullnetarizmin si dhe iniciativat qytetare. Kjo temë erdhi për të nxitur të rinjtë që të marrin sa më shumë iniciativa vullnetare në funksion të komunitetit të tyre dhe modeli i javës së lidershipit të replikohet herë pas here nga nxënësit duke rritur angazhimin e të gjithë aktorëve të komunitetit.
Përgjatë këtij workshopi të rinjtë u njohën me termin e vullnetarizmit dhe aktivizmit si dhe benefitet që sjellin ato për ta dhe komunitetin e tyre. Të rinjtë u njohën me modele të vullnetarizmit që kanë ndryshuar një komunitet të tërë. Gjithashtu të rinjtë u njohën me iniciativat qytetare si një e drejtë e tyre e sanksionuar me ligj (ligji për vetqeverisjen vendore) për të ndërmarrë nisma në funksion të komunitetit.