Autor: Daniel Suçi, gjimnazi Dom Nikollë Kaçorri
1945, Winston Çërçill sapo ka mbledhur burrat me të shquar të
politikës angleze: “Çfarë shikoni këtu, o burra?” Pyet, teksa shtrin doren në një prototip harte të Evropës dhe një tank të vogël të vajosur.
Vija të tëra gri, zie apo një pune kamuflazhi për të mos parë Gjermaninë e Hitlerit ujk, Rusinë e gjorë Stalin, apo dëshpërimet e thella të Italisë, Francës, Austro-Hungarisë.
“Etj, etj!” Shprehet me një zë, ton të ngjirur zoteria veshur prej
palltoje të leshtë antiklimatik.
“Ç’mund të bëjmë me tankun?”
Pyet hutimthi një nga burrat, në qoshe te prezantimit. Ai ka ngushtuar kanalin e qafes, mizerisht me kollare, duart i ka të mbërthyer. Winston i hedh fytyra të mërzitshme.
“Tanku eshte luftë, komandanti brenda tij është shkatërrimi dhe uria që po mbjell, kuptojeni kaq gjë, se kur lufta mbaroi, mbaruam edhe ne me të!”
Një minutë heshtje, Winston vërdalliset i zymtë, një fytyrë krejt e disorientuar. Pastaj ai ngashëren, duke pëshperitur nën buzë emrat
e dy diplomatëve, gjerman dhe francez, Konrad dhe Z.Shumen.
“Robert dhe Konrad, na i thirrni këtu, menjëherë!” Politikanët e helmatisur, të shushatur dalin jashtë dhome. Pas një ore, ata shfaqen të përulur nga soverenji i gabuar, nga vendet e gabuara që futën kokën në luftën e gabuar, siç ishte Gjermania e Bashkuar.
“Si mendoni?”
“Ç’të mendojmë zotëri?”
Pyet Konrad, një fytyre e njëllojtë mërzie, antipatie dhe sidomos e rrudhur.
“Për kete: si t’i japim fund, hë?”
Retorikisht Çerçill shtyn përballe tyre, të ulur, një gyp të gjatë prototipi tanku dhe një ushtar jeshileje.
“Gjermanët janë të tërbuar. Aq sa janë të dëshpëruar, kemi pësuar shumë humbje me Francën…”
Replikon Kondrad, prej sekondash në stad qetësie.
“Ja pra, dua të them…duhet ta ndalim, te bashkohemi, dhe t’ju bashkojmë për t’i dhënë fund sherrit, dhe urisë që po gërryen stomaket e mbi 400 milion njerëzve., a mendoni për një sistem…”
Fillon të flasë Winston, me duart e plakura që i valëviten:
“Unioni…”
Ndërhyn i heshturi prej kohesh, Robert Shuman francezi.
“Pikërisht!”
Implikon i regjuri nga luftërat Winston anglezi.
“Të ftojmë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë, ndofta ndonjë tjetër në bisedime.”
“U tha, u bë, zotërinj!” Konrad i buzëqeshur ngrihet më këmbë, në një ndriçim të lehtë dhome militarësh, kostumi të pastër dhe hijes të një njeriu dikur të palumtur.
Shtrëngim duarsh, u dha fjala për një union, një mbështetje ndërkombëtare, një dashuri evropiane lindi mes hiresh dhe lakmish aktive popullore.
Politikanë të famshëm u bashkuan, për një qëllim, një bashkësi dhe një
atdhe të gjallë.
Më 1950, të gjithë dolën kundër luftërave, fillloi procesi i shumëpërfolur, i marrëveshjeve. Qymyri u nda me pahir, uria i shkoi ferrit dhe filloi ingopja e tokave me grurin më cilësor, Hollanda e bukur vazhdoi me mullirët shpërbërës, të ngushëlluar nga tulipanë, të verdhë dhe të kuq, kuq apo verdhë pafund; Gjermania shtyu makinat me motor diezel drejt rrugës për fitore të përbashkët. Aq sa jetuan, tre diplomatët themelues nxitën bashkëpunimin, ndaluan luftën dhe bashkëatdhetarizmin e kthyen në prioritet.
Dhe ashtu, traktat pas traktati, Evropa u ringrit, fuqi e madhe punëtore dhe familjare, derisa më 1 nëntor 1993, u vu vula, flamuri dhe logoja institucionale E BE, 6 shtete-yje. Tashmë 27 vende, mbi 300 milionë njerëz flasin dhe lidhen lirshëm, kanë një monedhë të njëjtë, kështu ekonomia dhe politika e bashkuar mposhti dallimin.