Autore: Isabela Tabaku, gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajovë
Evropa! Është prestigj për mua të flas për një mori mrekullish që mbart mbi supe ky emër! Është kjo ëndrra e çdo studenti për t’u arsimuar dhe dëshira për të jetuar. Evropa shkëlqen në hartën e rruzullit tokësor , por jo nga historia dhe vjetërsia e saj , por nga populli që e mbush atë me frymë si
të ishte oksigjen! Janë njerëzit ata që përpos bukurive natyrore i japin meritë të shtuar këtij kontinenti.
Është e kotë të listoj vendet dhe qytetet e veçanta që gjenden në tokat e bekuara të saj, sepse do më duhej kohë, shumë kohë. E këtë kohë mendoj t’a shfrytëzoj pikërisht për trajtimin e temës së mësipërme. Togu i fjalëve: “Rrugëtimi i Shqipërisë në BE”, për mua është i njohur tashmë. Shqipëria ashtu si të gjitha vendet e tjera evropiane lulëzon me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e kësaj organizate.
Që nga qershori i vitit 2014 Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat , kjo i dha shpresë vendit tonë se në një të ardhme të afërt ne do të ishim pjesë e BE-së. Por çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i një organizate të tillë? Do mundohem të përgjigjem me tre fjalë: DEMOKRACI, DREJTËSI dhe
PËRGJEGJËSI!
Demokracia është virtyt që rritet midis zgjedhjeve të lira dhe dhënies rëndësi të opinionit publik. Drejtësia ështe bija e shpirtit e demokracisë, ajo ndjek parimet e nënës së saj dhe lufton për vendosjen e rendit duke e eleminuar nga udha e saj te paturpshmen padrejtësi! Në fund, qëndron përgjegjësia , fjalë e madhe kjo për t’a renditur në fund por e bëra me këtë kuptim: që një shtet të ndjekë frymën e demokracisë dhe udhën e drejtësisë përgjegjësia bie mbi qytetarin evropian. Dhe ky qytetar jam unë, bashkëkombasit e mi, dhe ti që po e lexon këtë shkrim!
Aq më shumë përgjegjës për këtë janë dhe të rinjtë, e ardhmja e këtij kombi! Fati i Shqipërisë drejt BE-së është në dorën e tyre. Kur them në dorën e tyre, pikësëpari është arsimimi që ata marrin ose më saktësisht që ata zgjedhin të marrin. Një i ri/e re e arsimuar arrin t’a kuptojë më së miri “peshën” që mbart antarësimi i Shqipërisë në BE.
Së dyti si angazhim për të rinjtë mbetet familjarizimi me konceptin EVROPIANIZËM. Të bësh hapa para do të thotë të hedhësh rrenjët e dickaje madhështore në të ardhmen, kjo e parafrazon më së miri këtë koncept.Por çfarë mund të bëj unë për t’i treguar Evropës se e meritoj denjësisht të quhem qytetare evropiane? Ka një sërë aktivitetesh, pragramesh, debate
dhe evente që unë dhe bashkëmoshatarët e mi mund t’i organizojmë, me qëllimin e vetëm ndërgjegjësimin e të gjithë të rinjëve dhe nxitjen e një pjesmarrjeje aktive.
Populli shqiptar e ka përjetuar vërtet rëndë ndrydhjen psikologjike -mentalitetin, për gjatë shumë viteve. Të gjithë së bashku mund t’a ç’rrënjosim këtë mentalitet duke i thënë jo PARAGJYKIMIT, NDRYDHJES SË
OPINIONIT INDIVIDUAL, BURGOSJES SOCIALE etj. Dhe të jeni të bindur se për këtë inciativë, të rriturit do ju dëgjojnë me kureshtje dhe do jenë të gatshëm të ju ndihmojmë, sepse ata e kanë mbajtur me vitë në kurriz këtë peshë të mentalitetit të hidhur dhe nuk do të donin të njëjtën gjë për fëmijët e tyre.
Mjafton vullneti, dëshira dhe puna, mbi të gjitha puna, dhe ska gjë që të rinjtë shqiptarë të mos realizojnë me sukses! Mundi i sotëm, do të n’a çojë në maja nesër! Ne jemi një shoqëri evropiane, të tille kemi qenë sepse nga gjiri i saj kemi dalur, veçse ketë duhet t’a themi me zë të lartë!