Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Nxitja e bashkëpunimit me policinë për njohjen e ligjit lidhur me sigurinë rrugore dhe kibernetike

Friday, 25 February 2022 by IDM Albania

Në aktivitetin e radhës të rinjtë e gjimnazit “Skënderbeu” – Krujë u njohën me ligjin, rregullat e qarkullimit rrugor dhe zbatimin e tyre për parandalimin e aksidenteve të ndryshme. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me policinë, qeverinë e nxënësve në shkollë në klasën multifunksionale. Në këtë aktivitet u diskutuan çështje të tilla, si:

-siguria rrugore, njohja me rregullat e qarkullimit rrugor.

-siguria kibernetike.

-njohja e ligjit nga nxënësit.

Në tryezë të rrumbullakët nxënësit ishin të lirshëm të jepnin mendimet e tyre pasi dëgjuan fjalën e shefit të policisë. Nxënësit dhanë mendime të ndryshme deri edhe tek vendosja e kamerave nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe krimeve të ndryshme.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje

Friday, 25 February 2022 by IDM Albania

Të rinjtë e gjimnazit “Skënderbeu” – Krujë zhvilluan aktivitetin me qëllim nxitjen dhe përfshirjen e nxënësve në vendimmarrje dhe këshillimi për përzgjedhjen e një profesioni me qëllim punësimin në të ardhmen.

Aktiviteti u realizua në ambientet e shkollës në klasën multifunksionale ku morën pjesë nxënës, mësues dhe përfaqësues të Bashkisë. U realizua në formën e bashkëbisedimit në tryezë rrumbullake ku nxënësit ishin të lirshëm të diskutonin dhe të jepnin edhe mendimin e tyre në lidhje me temat përkatëse. U diskutua edhe për profesionet që mund të zgjedhin nxënësit për të ardhmen e tyre me qëllim punësimin e tyre.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

“I love my school”

Thursday, 17 February 2022 by IDM Albania

Ky aktivitet u realizua nga klubi i Teatrit dhe i Historianit, i nxënësve të shkollës. Të rinjtë përgatitën piktura, ese, fotografi dhe interpretime të ndryshme. Në videon e realizuar nga nxënësit e klubit të historisë pasqyrohet hitoriku i gjimnazit “Skënderbeu” Krujë.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, mësues, prindër dhe përfaqësues të EU4SCHOOL, të cilët ishin bashkëpunues në aktivitet.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

Konkursi i fjalës artistike

Thursday, 17 February 2022 by IDM Albania

Klubi i Fjalës artistike të shkollës u mblodh në një aktivitet letrat, me pjesëmarrjen e nxënësve të talentuar në fushën e letërsisë. Nxënësit interpretuan pjesë të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj.

Aktiviteti u realizua në nëntor 2021, në ambientet e shkollës së mesme, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të qytetit. Të pranishëm ishin nxënës, mësues dhe prindër.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

Takim me senatin e shkollës

Wednesday, 12 May 2021 by shkollaime

Zhvilluam një takim me përfaqësues të senatit të nxënësve nga gjimnazi Skënderbeu Krujë.

Senatorët e klasave, në praninë e mësuesve dhe koordinatorit të projektit, diskutuan mbi planin e aktiviteteve në vazhdimësi dhe shkëmbyen ide të ndryshme për nismat komunitare që mund të ndërmarrin të rinjtë për të qenë më pranë komunitetit dhe nevojave të tyre.

Pjesë e diskutimit ishin mundësitë e ofruara për të rinjtë nga platforma shkollaime.org.

Read more
  • Published in Shkolla “Skënderbeu” Krujë
No Comments

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

info@idmalbania.org

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP
  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime