Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Aktivitete të ndryshme nga shkolla “Sadik Stavileci”

by shkollaime / Wednesday, 17 March 2021 / Published in Shkolla “Sadik Stavileci” Kashar Tiranë

Promovimi i trashëgimisë kulturore

Nxënësit paraqitën veshje popullore të krahinave të ndryshme, punime artistike me dorë të bëra me mjeshtëri nga nxënës e prindër, vegla muzikore dhe objekte të ndryshme të së kaluarës nëpërmjet të cilave trasmetuan vlerat tona kulturore dhe rëndësinë e tyre për t’i ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Element i rëndësishëm i këtij aktiviteti ishte bashkëpunimi me komunitetin.

Tetori, muaji i letërsisë dhe arteve

Në kuadër të Muajit të Letërsisë dhe 75-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, gjatë muajit tetor janë zhvilluar veprimtari të ndryshme. Sot u finalizua me sukses ky aktivitet, ku nxënësit shprehën talentet e tyre në krijimtari të shumta, si: ese, poezi, pikturë, këngë, materiale me videoprojektor, interpretime.

Dita Botërore e Filozofisë

Dita Botërore e Filozofisë është një nismë e UNESCO-s, e cila bashkon njerëz nga e gjithë bota dhe i fton të përfshihen në një refleksion të përbashkët për çështje bashkëkohore. Nxenesit e filozofise organizuan nje veprimtari ku përfshine: dialogë filozofikë, debate, prezantim me videoprojektor, etj.

Pastrojmë komunitetin

Të gjithë nxënësit e shkollës tonë, morën pjesë në këtë aksion duke vlerësuar dhe mbështetur nisma gjithpërfshirëse për kontribute në komunitet.

Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës kundër Grave

Vajzat dhe gratë janë mbështetja më e fortë e familjes. Roli i tyre çdo ditë e më shumë shënon në shoqëri themelin e zhvillimit të saj. Në çdo orë, çdo ditë dhe çdo kohë vajzat dhe gratë duhet të dëgjohen. 

75 Vjetori i Çlirimit të Atdheut

Në kuadër të 75- Vjetorit të çlirimit të atdheut në shkollën tonë janë organizuar një sërë aktivitetesh.
Një nga ambjentet më festive dhe më të vizituara në këto ditë festash në shkollën tonë, është “Muzeu historik”. Nën kujdesin e mësueses së historisë është kthyer në një ambjent mbresëlënës. Aktivitet sensibilizues mbi bulizmin. Bëhet i mundur ndërgjegjësimi i nxënësve dhe komunitetit.

Stop bullizmit

21-Nëntori është njohur si Dita Kombëtare Kundër Bullizmit!
“Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në shkollë” ishte aktiviteti i radhës, si një nismë e Qeverisë së Nxënësve.

Bamirësia nuk të varfëron

Ndihma vullnetare. Falenderojmë të gjithë nxënësit dhe ish-nxënësit, prindërit, mësuesit dhe komunitetin për kontributin dhe gatishmërinë që treguan për t’i ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Të gjithë bashkë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Panairi i Shkencës dhe Kulturës në Kosovë

Shkolla jonë ka marë pjesë në “Panairin e Shkencës dhe Kulturës” në Kosovë. Aty ku dija bashkon trojet. Në kuadër të SHQK. Shkolla jonë përfaqësonte Shqipërinë.

Recent Posts

  • Buletini mujor | Dhjetor 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Buletini mujor | Nëntor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletini mujor | Tetor 2022

    Buletini i rradhës për projektit “Shkolla Qendë...
  • Buletin i dedikuar | Shtator 2022

    Buletini i radhës për projektit “Shkolla Qendër...
  • Botim – Për komunitete të qëndrueshme përmes Shkollës Qendër Komunitare si qasje shumaktoriale

    Në kuadër të përpjekjeve tona për promovimin e ...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP