Nxënësit nga vitet e para dhe të dyta nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri” Durrës morën pjesë në një aktivitet informues në kuadër të ditës së Evropës.
Secili nxënës kishte përgatitur materiale informuese mbi historikun e krijimit të Bashkimit Evropian. Nxënësit kishin pergatitur postera, piktura dhe ndanë mes tyre video informuese mbi BE-në.
Gjatë aktivitetit u diskutua mbi arsyet e krijimit të Bashkimit Evropian dhe për nismëtaret e parë të krijimit të Traktatit të Parisit. Gjithashtu, u diskutua mbi kushtet historiko-politike të krijimit të kësaj nisme në 1951.
Diskutimi u zgjerua duke theksuar parimet dhe 3 shtyllat kryesore mbi të cilat funksionin BE, dhe kushtet qe duhen plotësuar nga vendet kandidate të BE-së.
Informacionet e ndara nga nxënësit kanë nxitur diskutimin për pasojat pozitive se përse dhe Shqiperia duhet të jetë anëtare e BE.
Nga nxënësit pati pyetje të ndryshme, ” Nëse vendi ynë anëtarësohet në BE, a do të rikthehen të rinjtë shqiptarë të larguar?” Nuk u la pa u përmendur dhe partneriteti i vendeve të BE-së me vendin tonë.
Ne fund të aktivitetit, një nxënës kishte përgatitur një ese historiko-politike për liderët politikë që ishin nismëtar të krijimit të këtij komuniteti të përbashkët, përshkrim ky i parë në këndvështrimin e detajeve të hollësishëm të diskutimit të hapave të parë të krijimit të Bashkimit Evropian.