Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi Punësimi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Aftësitë më të kërkuara në CV

by shkollaime / Monday, 05 October 2020 / Published in Blog

Çdo student ka një përvojë komunikimi. A keni mbajtur ndonjë fjalim apo prezantim në klasë? Atëherë ju keni përmirësuar aftësitë tuaja të komunikimit. A keni ndjekur ndonjë konkurs debati? Bingo! Ju keni aftësi komunikuese dhe keni shembuj të rasteve që i keni përdorur ato. Disa fjalë kyçe që mund të përdorni në CV-në tuaj janë:

Komunikimi

  • Shërbimi ndaj klientit
  • Dëgjues i/e mirë
  • Prezantimi
  • Besueshëm/shme
  • Përgjegjës/e

Besueshmëria

Punëdhënësit kërkojnë të rinj që ata mund t’u besojnë për të kryer punën. Prandaj, theksoni natyrën tuaj të përgjegjshme. A ka pasur raste kur ju janë dhënë përgjegjësi shtesë (në punë, shkollë, apo edhe sporte) për shkak të karakterit tuaj të besueshëm? Përfshini shembuj të këtyre në CV-në tuaj. Disa fjalë kyçe që mund të përdorni në CV-në tuaj janë:

  • Fleksibël
  • Ndjek udhëzimet
  • I/e organizuar
  • I/e përpiktë, besueshëm/shme, përgjegjshëm/shme

Të mësuarit shpejt

Punëdhënësit zakonisht nuk presin që studentët e shkollës së mesme të dinë të gjitha aftësitë e nevojshme për një punë menjëherë. Sidoqoftë, ata presin që ju të fitoni aftësi të reja shpejt. Theksoni eksperienca në të cilat keni fituar me lehtësi një aftësi ose teknikë të re. Disa fjalë kyçe lidhur me këtë aftësi janë:

  • Saktësia
  • Energjik/e
  • Entuziast/e
  • Marrje iniciativash
  • Inovativ/e
  • I/e gatshëm/shme për të mësuar

Puna në ekip

Shumë punë për studentët e shkollave të mesme përfshijnë detyra që duhen kryer në ekip, qoftë si pjesë e stafit të pritjes për një restorant apo si ndihmës kujdestar në një kamp veror. Përfshini në CV-në tuaj shembuj të rasteve që keni punuar mirë si pjesë e një ekipi, të tilla si një ekip sportiv, klub, grup muzikor, takime të senatit, etj. Disa fjalë kyçe lidhur me këtë aftësi janë:

  • Bashkëpunues/e
  • I/e sjellshëm/shme
  • I/e dobishëm/shme
  • Udhëheqja
  • Qëndrim pozitiv
  • Fleksibël
  • Mirëkuptues/e

Në fund të ditës, pasi të keni dorëzuar CV-në tuaj, kur gjithçka është thënë dhe bërë, jini krenarë për atë që keni arritur. Në fund të fundit, edhe nëse nuk e fitoni punën që keni aplikuar, jeni një hap më pranë arritjes së qëllimit tuaj.

Recent Posts

  • 10 hapa si të vendosni për karrierën tuaj

    Këshilla për të rinjtë që janë në dilemë për të...
  • Fuqizimi i komunitetit në bashkinë Kamëz përmes modelit Shkolla Qendër Komunitare

    Në datën 28 Janar 2021, Instituti për Demokraci...
  • Drejt një komuniteti të qëndrueshëm përmes modelin shkolla qendër komunitare

    Ju prezantojmë me videon përmbyllëse të projekt...
  • Fushatë Sensibilizuese

    E nisim vitin 2021 me një fushatë sensibilizues...
  • Shkolla “Arif Halil Sula” Mamurras

    Ne kete post do te perfshijme …...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP