Prej tetorit 2017, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në një proces ndërtues dhe advokues për modelin “Shkolla Qendër Komunitare“ (SHQK) në mbi 30 shkolla të mesme nga 25 bashki të vendit. IDM ka rritur përpjekjet për të zgjeruar hartën e zbatimit të qasjes SHQK, duke synuar nxitjen e bashkëpunimit horizontal ndërmjet institucioneve vendore duke marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizëm, si dhe duke fuqizuar të rinjtë dhe aktorët e tjerë si agjentë të ndryshimit pozitiv në komunitet.
Rezultatet e punës sonë mund t’i shihni në dokumentarin e përgatitur në kuadër të Konferencës Kombëtare: “Shkolla Qendër Komunitare – Modeli shumaktorial për komunitete të qëndrueshme në Shqipëri”