Për të shkëmbyer ide dhe rritur bashkëpunimin për aktivitete me të rinjtë, zhvilluam një takim me drejtues shkollash, mësues, dhe nxënës nga 16 shkollat e mesme pjesë e projektit “Shkolla Qendër Komunitare – Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri”.
Nismat dhe aktivitetet e rrjetëzimit ndërmarrë nga disa shkolla dhe institucione vendore ishin në fokus të këtij takimi. Pjesëmarrësit, e vecanërisht të rinjtë hodhën ide të ndryshme për aktivitete konkrete që mund të realizohen në komunitetet e tyre, të cilat do të vazhdojnë të mbështeten nga IDM Albania, në kuadër të fuqizimit të qasjes shumaktoriale SHQK në nivel vendor.