Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

Zhvillimi profesional i të rinjve përmes njohjes së vetes dhe aftësive që zotërojnë

by IDM Albania / Monday, 28 February 2022 / Published in Aktivitete

Të rinj nga 16 shkolla të mesme të përgjithshme pjesë e projektit SHQK morën pjesë në një trajnim interaktiv për zhvillimin profesional të tyre.

Trajnimi, i ndarë në dy sesione, kishte në fokus aftësimin e të rinjve për shkrimin e CV-së dhe letrës së motivimit, dhe përgatitja për një intervistë profesionale punësimi.

Pikat kryesore të diskutimeve përgjatë trajnimit ishin në:

1) Identifikimin e pikave të forta dhe kompetencave të individit për të marr vendime të informuara për karrierën;

2) Shkrimi i një CV-je në formatin e duhur;

3) Hartimi i një letre motivimi të qartë dhe përmbajtësore

4) Prezantimi i vetes dhe dhënia e përgjigjeve të duhura gjatë intervistës sipas metodës STAR.

Gjatë takimit, të rinjtë praktikuan ushtrime praktike për identifikimin e vlerave të tyre përmes një vetë-reflektimi shumë të kujdesshëm mbi atë çfarë kanë arritur deri më tani si individë.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u shprehen se ishin më të qartë dhe të vetëdijshëm për aftësitë dhe kompetencat që kanë fituar gjatë shkollës dhe se si t’i shprehnin ato në mënyrën e duhur nëpërmjet CV-së dhe letrës së motivimit për të arritur punësimin e dëshiruar.

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

info@idmalbania.org

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP
  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime