Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan një panel virtual diskutimi mbi filmin dokumentar “Qyteti i Aliut”, i cili feston jetën dhe trashëgiminë e legjendës së boksit Muhammad Ali.
Rreth 50 të rinj, nxënës të shkollave të mesme pjesë e qasjes shumaktoriale SHQK, si dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që punojnë në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, iu bashkuan diskutimit mbi filmin.
Arritjet, sfidat dhe roli i boksierit legjendar Muhammad Ali për të sjellë ndryshim në shoqëri dhe në krijimin e iniciativave sociale, ishin në fokus të bisedës. Përmes pjesëmarrjes aktive dhe pyetjeve të tyre, të rinjtë i dhanë një frymë të lirë diskutimit.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Zëvendës Shefja për Marrëdhëniet me Publikun Amanda Roberson vuri në dukje se qeveria amerikane i kushton rëndësi të veçantë nxitjes së diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes.
Eventi u moderua nga gazetari Blendi Sala së bashku me eksperten e komunikimit Edlira Gjoni dhe aktivistin social Roland Hysi.
#SHQK
#PërKomunitetin