Në ditën e parë të debatit, dy grupe nxënësish nga Gjimnazi “Shote Galica” Fushë-Krujë debatuan për tematikën “Futja e kurrikulës fetare në shkolla është e domosdoshme”.
Tematika dhe ndarja e pjesëmarrësve në grupe pro dhe kundër u bë përmes hedhjes së shortit.
Grupi fitues ishte grupi pro, i cili u vlerësua me 77 pikë, kundrejt grupit kundër i cili mori 56 pikë. Aktiviteti u zhvillua nen moderimin dhe kujdesin e koordinatorit të projektit për zonën, Benard Babaj.