Grupi i nxënësve të shkollës “Oso Kuka”, u angazhuan në pastrimin e ambienteve te shkollës dhe përreth. Nxënësit e morën këtë iniciativë duke u nisur nga shqetësimi i shkaktuar nga një mjedis i papastër ne të cilin të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre.
Përmes këtij aktiviteti nxënësit synuan të ndërgjegjësojnë banoret që mirëmbajtja e mjedisit është hapi i parë për një shëndet të mirë dhe të mbrojtur.
Fryma e bashkëpunimit dhe energjia që të rinjtë përcollën gjatë kësaj nisme bëri që buzëqeshjes së tyre t’i bashkohej edhe rrezatimi i diellit dhe tokës së gjelbëruar.