Nxënësit e shkollës “Ali Asllani” Kotë ishin pjesë e një sesioni informues në lidhje me platformat që përdoren gjerësisht për komunikim online dhe mjetet e ndërveprimit që mund të ndërthuren me këto platforma.
Të rinjtë u njohën me disa platforma komunikimi siç janë Zoom dhe Microsoft Teams, duke u thelluar nëinstalimin dhe përdorimin e Zoom që u trajtua në praktikë. Gjithashu u prezantuan aplikacione dhe mjete ndërveprimi që mund të përdoren gjatë takimeve online siç janë: Mentimeter për vlerësime dhe statistika, Kahoot për quize dhe testim të njohurive dhe Word Cloud për brainstrorming.
Gjithashtu, gjatë trajnimit të rinjtë u prezantuan me rrjetet sociale të projektit në Facebook dhe Instagram.
Vihet re një mungesë e aksesit për të rinjtë e kësaj shkolle në mjetet e komunikimit online për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe praktikave që shpresojmë të përmirësohet.