Në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në bashkinë e Kamzës”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi ditën e Mërkurë datë 22 Korrik 2020, një trajnim me të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz, mbi Aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Përmes trajtimit të koncepteve të veçanta dhe ushtrimeve praktike, të rinjtë thelluan më shumë njohuritë mbi aftësitë qytetare, aftësitë negociuese, të menduarit kritik dhe bashkëpunimin midis tyre, si elementë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Gjatë zhvillimit të trajnimit të rinjtë patën mundësinë të tregojnë për shëmbuj real të rasteve ku kanë pasur mosmarrëveshje me miqtë e tyre për shak të mendimeve të ndryshme dhe diskutuan për cilësitë dhe tiparët e një lideri që respekton nevojat e komunitetit të tij.
Faleminderit Hedayah dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë për mbështetjen tuaj.
#TëRinjtë #SHQK #PërKomunitetin