Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim organizoi me datë 7 Korrik 2020, një bashkëbisedim të lirë me të rinjtë e qytetit të Vorës dhe z. Arjan Demçe, shef për rendin dhe sigurinë në Komisariatin e Policisë Vorë.
Takimi u fokusua të praktikat e policimit në komunitet dhe mënyrat për angazhimin e të rinjve në aktivitete mbështetëse në shoqëri.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, z. Demçe ndau eksperiencat e tij në shërbim të Policisë së Shtetit, duke e vënë theksin tek parimet e policimit në komunitet dhe përfshirjen në projekte ndërgjegjësimi të të rinjve dhe publikut të gjerë.
Nga ana tjetër, të rinjtë ishin kureshtare të mësonin më shumë rreth mënyrave se si ata mund të kontribuojnë në sigurinë e komunitetit të tyre duke bashkëpunuar me punonjësit e policisë.
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.