Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

by shkollaime / Thursday, 29 April 2021 / Published in Shkolla "Halit Bërzeshta" Prrenjas

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, në dt 23 prill, në ambientin e shkollës sonë u organizuan një sërë aktivitesh, në të cilin morën pjesë nxënës e mësues.

Për shkak të situatës së pandemisë, një pjesë e mirë e veprimtarisë u zhvillua në mjediset fizike të klasave, me mësuesit e lëndëve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë. U zhvillua konkursi për esenë më të mirë mes klasave të dhjeta me temë : “Shokë të mirë, libra të mirë, dhe një ndërgjegjie të pastër: kjo është jeta ideale” – Mark Twain                                               

Në disa prej klasave, drejtoresha e shkollës u bëri thirrje nxënësve që të përdorin më pak teknologjinë dhe të lexojnë më shumë, sepse teknologjia po e zbeh mësimin dhe nuk mund të zëvendësojë librin fizik.

Më pas, senatorët e qeverisë së nxënësve mblodhën disa libra që u dhuruan nga nxënës të shkollës sonë, të cilët iu përgjigjën nismës “Dhuro një libër për bibliotekën e shkollës”, për të bërë të mundur pasurimin e fondit modest të librave në shkollën tonë. Në bashkëpunim me mësues, ata shpërndanë disa fletëpalosje për rëndësinë e librit dhe të lexuarit.

Aktiviteti vijoi me një grup nxënësish që lexuan dhe recituan fragmente nga letërsia botërore dhe ajo shqiptare në oborrin e shkollës. Thënie dhe citime nga autorë të ndryshëm pasuruan ditën e sotme duke theksuar edhe një herë mesazhin se leximi ndikon në krijimin e personalitetit dhe nxit të menduarit kritik.

Pra, le të mos e humbasin kontaktin dhe lidhjen me librin, duke e parë atë si një dritare e cila do të na krijojë një vizion dhe të ardhme të re.

Recent Posts

  • Arritjet e SHQK përgjatë vitit 2024

    2024 ishte një vit i mbushur me arritje dhe bas...
  • “Shkolla Qendër Komunitare” – Rezultatet e qasjes shumaktoriale SHQK në shifra

    Në qendër të modelit shumaktorial Shkolla Qendë...
  • Buxhetimi rinor me pjesëmarrje

    shkolla dhe të rinj u përfshinë në dëgjesa publ...
  • Edukimi Mediatik – Dezinformimi dhe lajmet e rreme në epokën digjitale

    Cikël trajnimesh për Edukimin Mediatik në Kavaj...
  • “Sporti bashkon të rinjtë” – Nismë rrjetëzimi mes gjimnazeve SHQK

    “Sporti bashkon të rinjtë” është nisma e ndërma...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP