Shkolla Ime

  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
    • Shkolla ime
    • Bashkia
    • Policia
    • Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
    • Qendra CVE
  • Aktivitete
  • Platforma Ime
    • Këshilla Karriere
    • Inspiro të aspirosh
    • Mundësi
    • Blog
  • Shkollat
  • Publikime

“Sadik Stavileci” Kashar

by IDM Albania / Thursday, 16 January 2020 / Published in 3.Shkolla “Sadik Stavileci” Kashar

Gjimnazi "Sadik Stavileci" është ndërtuar në qendër të fshatit Katund i Ri i cili shtrihet në perëndim të Tiranës, në një largësi prej 5 km larg qytetit. Mbështetur në të dhënat e historikut të përgjithshëm të zhvillimit të arsimit të rrethit Tiranë rezulton se shkolla fillore në Katund të Ri u çel më 15 shtator 1966. Në tetor të vitit 1969, në kuadrin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit, shkollës iu vendos emri “Sadik Stavileci”.  Shkolla tashmë gëzon emrin e dëshmorit “Sadik Stavileci”.  

Në vitin 1969 u ngrit ndërtesa 2- katëshe e shkollës. Në vitin 1972 ky objekt u rikonstruktua duke iu bërë shtesë, në vitin 2000 shkolla rikonstrukturohet sërisht. Godina është ndërtuar në vitin 2008, duke plotësuar të gjithë parametrat e një shkollë bashkohore e mjaft moderne. Shkolla është inaguruar në prill të vitit 2009 me një ceremoni tejet festive. Ajo ka arkitekturë bashkohore me ambiente e hapësirë të bollshme. Ajo është përfshirë në iniciativa kombëtare dhe lokale si olimpiada lëndore, sportive, aktivitete kulturore, etj. Nga viti 2013 e në vazhdim Gjimnazi "Sadik Stavileci" funksionon si Shkollë Qendër Komunitare.

Shkolla Qendër Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë është një qasje (lëvizje promovuese dhe zhvilluese) për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi.

Recent Posts

  • Buletini mujor | Prill 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër t...
  • Për komunitete të qëndrueshme përmes qasjes shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare”

    Përgjatë pesë viteve të fundit, Instituti për D...
  • Buletini mujor | Mars 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin mujor në kuadër t...
  • Konkursi i Ideve | Mars 2022

    Gjatë muajit mars Shkolla Qendër Komunitare zhv...
  • Fushata My Freedom Day | 16 Mars 2022

    Ju ftojmë të lexoni buletinin e dedikuar në kua...

Telefono

+355 4 240 0241

EMAIL

[email protected]

Adresa

Rruga Shenasi Dishnica,
Tirana, Albania 1017

  • GET SOCIAL

© 2020 All rights reserved. By IDMALBANIA.ORG.

TOP