Ekstremizmi i Dhunshëm

Në kuadër të nismës “Shkolla Qendër Komunitare për Komunitete të Qëndrueshme kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, mbështetur nga Ambasada Amerikane, zhvilluam takimin e parë ndër-aktorial për të diskutuar planin e aktiviteteve në shkollën “Sadik Stavileci” Kashar.

Së bashku me stafin e shkollës, nxënësit, prindërit, përfaqësuesit nga Komisariati i Policisë Nr.6 si dhe përfaqësues nga qeverisja vendore, diskutuam gjetjet e dala nga pyetësori dhe planin e aktiviteteve.

Plani i aktiviteteve u përpilua në vijim të takimit me të rinjtë të mbajtur gjatë javës së kaluar në Kashar, që kishte për synim transformimin e ideve të nxënësve në aktivitete konkrete. Të rinjtë u ndanë në grupe dhe diskutuan mënyrat sesi mund të kontribuojnë për realizimin e një komuniteti më të qëndrueshëm.

Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm

Gjatë javës së lidership-it, 3-7 Shkurt 2020, në gjimnazin “Sadik Stavileci” u organizua një aktivitet ku morën pjesë rreth 30 nxënës nga të treja vitet, mësues, koordinatori për sigurinë në shkollë dhe koordinatori për “shkollën qendër komunitare”.

Pjesa e parë e aktiviteti u organizua në formë tryeze të rrumbullakët, ku u diskutua me të rinjtë se çfarë është java e lidership-it, formate të ndryshme lidership-i, çfarë do të thotë lider i formuar, etj.

Për organizimin e diskutimit, ishin të ftuar dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët folën për eksperiencën e tyre në këtë fushë dhe mënyrën se si ata e shihnin lidership-in. Ndërsa në pjesën e dytë të aktivitetit, të rinjtë pjesëmarrës u ndanë në grupe të vogla, ku punuan për formate të ndryshme lidership-i, punë e cila u prezantua për rreth 20 minuta. Puna në grupe u prezantua para të gjithë pjesëmarrësve dhe mbi këto punime të nxënësve u diskutua një formë diskutimi.

                                                                                               

Dita Europiane të Gjuhëve të Huaja

 

Interpretime në 5 gjuhë të ndryshme: këngë , poezi, dramatizime, sfilatë etj.
Ky aktivitet pati bashkëpunime me prindër dhe anëtarë të tjerë nga komuniteti, të cilët i shohin gjuhët e huaja si një kriter kyç punësimi dhe integrimi.

 

 

 

Sporti në shkollë

Veprimtari të ndryshme sportive: Futboll, Volejboll, Basketboll, Lojra popullore, Aerobi etj Ndeshje shkollë- komunitet.

 

 

 

 

19 Tetor-Dita e Lumturimit të Nënë Terezës!


Në shkollën tonë u organizua një veprimtari në përkujtim të Nënë Terezës. Senati i Shkollës në bashkëpunim me nxënësit dhe komunitetin kontribuan në ushqime dhe veshje për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ashtu siç thotë dhe Nënë Tereza: "Ne bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe".

Të luftojmë kundër kancerit të gjirit

Ndërgjegjësimi i komunitetit. Jemi në Tetorin Rozë, në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin ndaj vetes. Informimi, ndërgjegjësimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi janë gurët themelor të parandalimit të kësaj sëmundje.

Fiongoja rozë shndërrohet në një simbol të fuqishëm jo thjesht të fushatës kundër kancerit të gjirit, por si një simbol i shprehjes së solidaritetit dhe kujdesit ndaj grave në përgjithësi në shoqërinë tonë.

Promovimi i trashëgimisë kulturore

Nxënësit paraqitën veshje popullore të krahinave të ndryshme, punime artistike me dorë të bëra me mjeshtëri nga nxënës e prindër, vegla muzikore dhe objekte të ndryshme të së kaluarës nëpërmjet të cilave trasmetuan vlerat tona kulturore dhe rëndësinë e tyre për t'i ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Element i rëndësishëm i këtij aktiviteti ishte bashkëpunimi me komunitetin.

Tetori, muaji i letërsisë dhe arteve

Në kuadër të Muajit të Letërsisë dhe 75-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, gjatë muajit tetor janë zhvilluar veprimtari të ndryshme. Sot u finalizua me sukses ky aktivitet, ku nxënësit shprehën talentet e tyre në krijimtari të shumta, si: ese, poezi, pikturë, këngë, materiale me videoprojektor, interpretime.

Dita Botërore e Filozofisë

Dita Botërore e Filozofisë është një nismë e UNESCO-s, e cila bashkon njerëz nga e gjithë bota dhe i fton të përfshihen në një refleksion të përbashkët për çështje bashkëkohore. Nxenesit e filozofise organizuan nje veprimtari ku përfshine: dialogë filozofikë, debate, prezantim me videoprojektor, etj.

Pastrojmë komunitetin

Të gjithë nxënësit e shkollës tonë, morën pjesë në këtë aksion duke vlerësuar dhe mbështetur nisma gjithpërfshirëse për kontribute në komunitet.

Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës kundër Grave

Vajzat dhe gratë janë mbështetja më e fortë e familjes. Roli i tyre çdo ditë e më shumë shënon në shoqëri themelin e zhvillimit të saj. Në çdo orë, çdo ditë dhe çdo kohë vajzat dhe gratë duhet të dëgjohen.                   

75 Vjetori i Çlirimit të Atdheut

Në kuadër të 75- Vjetorit të çlirimit të atdheut në shkollën tonë janë organizuar një sërë aktivitetesh.
Një nga ambjentet më festive dhe më të vizituara në këto ditë festash në shkollën tonë, është "Muzeu historik". Nën kujdesin e mësueses së historisë është kthyer në një ambjent mbresëlënës. Aktivitet sensibilizues mbi bulizmin. Bëhet i mundur ndërgjegjësimi i nxënësve dhe komunitetit.

Stop bullizmit

 

21-Nëntori është njohur si Dita Kombëtare Kundër Bullizmit!
"Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në shkollë" ishte aktiviteti i radhës, si një nismë e Qeverisë së Nxënësve.

Bamirësia nuk të varfëron

 

Ndihma vullnetare. Falenderojmë të gjithë nxënësit dhe ish-nxënësit, prindërit, mësuesit dhe komunitetin për kontributin dhe gatishmërinë që treguan për t'i ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Të gjithë bashkë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Panairi i Shkencës dhe Kulturës në Kosovë

Shkolla jonë ka marë pjesë në "Panairin e Shkencës dhe Kulturës" në Kosovë. Aty ku dija bashkon trojet. Në kuadër të SHQK. Shkolla jonë përfaqësonte Shqipërinë.

PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “SADIK STAVILECI”, KASHAR 2019-2020

HARTUAR MBI MODELIN E SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

STANDARDE TË SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

STANDARDI 1:

Sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës:

  1. Përmbushja e nevojave dhe interesave të nxënësve
  2. Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së shkollës
  3. Cilësia e mësimdhënies

STANDARDI 2:

Sigurimi i mirëqenies sociale, emocionale dhe shëndetësore të nxënësve:

  1. Mbështetja e zhvillimit social, emocional dhe shëndetësor të nxënësve
  2. Mbrojtja dhe mekanizmat e referimit
  3. Mjedis fizik i shkollës

STANDARDI 3:

Angazhim dhe zhvillim i komunitetit:

  1. Prania e prindërve në shkollë
  2. Shkolla ofron zhvillim për komunitetin
  3. Krijimi i kushteve që mundësojnë zhvillim të përbashkët
  4. Prindërit janë të përfshirë në planifikimin, menaxhimin, vlerësimin, implementimin dhe aprovimin e programit në oraret jashtë shkollore
  5. Prindërit janë të përfshirë në planifikimin, menaxhimin, vlerësimin implementimin dhe aprovimin e programit në oraret jashtë shkollore.

STANDARDI 4:

Vendimmarrja e përbashkët:

  1. Planifikimi strategjik i institucionit arsimor
  2. Drejtimi i institucionit arsimor
  3. Organizmat e institucionit arsimor
  4. Zëri i komunitetit në vendimmarrjen e përbashkët

STANDARDI 4:

Gjithëpërfshirja dhe respektimi i diversitetit:

  1. Respektimi i të drejtave të fëmijëve
  2. Mundësi të barabarta për tu regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë
  3. Përshtatja me nevojat e zhvillimit të fëmijës
  4. Mjedisi pa pengesa
  5. Infrastruktura e disponueshme për personat me aftësi të kufizuar
  6. Qeverisja e shkollës
  7. Veprimtaritë mësimore

Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu

“Sadik Stavileci” Kashar

[pl_row] [pl_col col=12] [pl_text]

Gjimnazi “Sadik Stavileci” është ndërtuar në qendër të fshatit Katund i Ri i cili shtrihet në perëndim të Tiranës, në një largësi prej 5 km larg qytetit. Mbështetur në të dhënat e historikut të përgjithshëm të zhvillimit të arsimit të rrethit Tiranë rezulton se shkolla fillore në Katund të Ri u çel më 15 shtator 1966. Në tetor të vitit 1969, në kuadrin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit, shkollës iu vendos emri “Sadik Stavileci”.  Shkolla tashmë gëzon emrin e dëshmorit “Sadik Stavileci”.  

Në vitin 1969 u ngrit ndërtesa 2- katëshe e shkollës. Në vitin 1972 ky objekt u rikonstruktua duke iu bërë shtesë, në vitin 2000 shkolla rikonstrukturohet sërisht. Godina është ndërtuar në vitin 2008, duke plotësuar të gjithë parametrat e një shkollë bashkohore e mjaft moderne. Shkolla është inaguruar në prill të vitit 2009 me një ceremoni tejet festive. Ajo ka arkitekturë bashkohore me ambiente e hapësirë të bollshme. Ajo është përfshirë në iniciativa kombëtare dhe lokale si olimpiada lëndore, sportive, aktivitete kulturore, etj. Nga viti 2013 e në vazhdim Gjimnazi “Sadik Stavileci” funksionon si Shkollë Qendër Komunitare.

Shkolla Qendër Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë është një qasje (lëvizje promovuese dhe zhvilluese) për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi.

[/pl_text] [/pl_col] [/pl_row]
TOP