Gjimnazi "Sadik Stavileci" është ndërtuar në qendër të fshatit Katund i Ri i cili shtrihet në perëndim të Tiranës, në një largësi prej 5 km larg qytetit. Mbështetur në të dhënat e historikut të përgjithshëm të zhvillimit të arsimit të rrethit Tiranë rezulton se shkolla fillore në Katund të Ri u çel më 15 shtator 1966.

Në tetor të vitit 1969, në kuadrin e 25 - vjetorit të çlirimit të vendit shkollës iu vendos emri “Sadik Stavileci” . Shkolla tashmë gëzon emrin e dëshmorit “Sadik Stavileci”. Në vitin 1969 u ngrit ndërtesa 2 - katëshe e shkollës. Në vitin 1972 ky objekt u rikonstruktua duke iu bërë shtesë, në vitin 2000 shkolla rikonstrukturohet sërisht.

Godina është ndërtuar në vitin 2008, duke plotësuar të gjithë parametrat e një shkollë bashkohore e mjaft moderne. Shkolla është inaguruar në prill të vitit 2009 me një ceremoni tejet festive. Ajo ka arkitekturë bashkohore me ambiente e hapesirë të bollshme. Ajo është përfshirë në iniciativa kombëtare dhe lokale si olimpiada lëndore, sportive, aktivitete kulturore etj.

Nga viti 2013 e në vazhdim Gjimnazi Sadik Stavileci funksionon si Shkollë Qendër Komunitare. Shkolla Qendër Komunitare, një shkollë miqësore për të gjithë është një qasje (lëvizje promovuese dhe zhvilluese) për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi.

Gentjan Hajdari

Koordinator

Gentjani koordinon shkollën Isa Boletini në Vorë, gjimnazin Ibrahim Rugova në Kamëz, gjimnazin Sadik Stavileci në Kashar. Prej 13 vitesh është angazhuar si aktivist në shoqërinë civile. Ai ka nisur aktivizmin në komunitetin në të cilin bën pjesë, në Vorë, duke zhvilluar një sërë aktivitetesh për fëmijët dhe të rinjtë e zonës. Puna e tij në komunitet ka qenë e lidhur ngushtë me të rinjtë, në zhvillimin dhe fuqizimin e tyre. Duke ditur vështirësitë që të rinjtë në Shqipëri, sidomos në zonat rurale, hasin në gjetjen e hapësirave për aktualizimin e tyre si individë, Genti ka promovuar modele pozitive sesi të rinjtë t’i japin formë botës që i rrethon përmes angazhimit në punë komunitare, testimit të ideve të reja dhe përfshirjes në qeverisjen lokale. Ka drejtuar dhe themeluar 2 qendra komunitare në zona rurale me qëllim rritjen e ndjenjës komunitare te të rinjtë dhe promovimin e vullnetarizmit te ta. Gjithashtu në vitin 2016 ka iniciuar dhe themeluar Bordin Rinor Këshillimor Vorë, një strukturë rinore përfaqësuese e zërit të rinjve në Bashkinë e Vorës. Kjo strukturë rinore është mjaft aktive dhe sot duke u angazhuar në vendimmarrjen lokale dhe duke mundësuar një sërë aktivitetesh rinore për të rinjtë e zonës, ku për herë të parë në këtë zonë u zhvillua një kampionat volejbolli për 128 vajza si dhe u hap një qendër rinore për ta. Prej vitit 2016 puna e tij përvec se në nivel lokal pranë organizatës “Youth for Social Changes” ka qenë e lidhur dhe me projektet ndërkombëtare të programit Erasmus+ ku ka krijuar ura bashkëpunimi dhe integrimi mes të rinjve në Shqipëri dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga Europa. Gjithashtu nisur nga 2021 është bërë anëtar i Këshillit Rinor Kombëtar ku adresoj problematikat e të rinjve në nivel qendror dhe advokoj për më shumë aktivitete dhe hapësira rinore.

PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “SADIK STAVILECI”, KASHAR 2019-2020

HARTUAR MBI MODELIN E SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

STANDARDE TË SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

STANDARDI 1:

Sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës:

  1. Përmbushja e nevojave dhe interesave të nxënësve
  2. Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së shkollës
  3. Cilësia e mësimdhënies

STANDARDI 2:

Sigurimi i mirëqenies sociale, emocionale dhe shëndetësore të nxënësve:

  1. Mbështetja e zhvillimit social, emocional dhe shëndetësor të nxënësve
  2. Mbrojtja dhe mekanizmat e referimit
  3. Mjedis fizik i shkollës

STANDARDI 3:

Angazhim dhe zhvillim i komunitetit:

  1. Prania e prindërve në shkollë
  2. Shkolla ofron zhvillim për komunitetin
  3. Krijimi i kushteve që mundësojnë zhvillim të përbashkët
  4. Prindërit janë të përfshirë në planifikimin, menaxhimin, vlerësimin, implementimin dhe aprovimin e programit në oraret jashtë shkollore
  5. Prindërit janë të përfshirë në planifikimin, menaxhimin, vlerësimin implementimin dhe aprovimin e programit në oraret jashtë shkollore.

STANDARDI 4:

Vendimmarrja e përbashkët:

  1. Planifikimi strategjik i institucionit arsimor
  2. Drejtimi i institucionit arsimor
  3. Organizmat e institucionit arsimor
  4. Zëri i komunitetit në vendimmarrjen e përbashkët

STANDARDI 4:

Gjithëpërfshirja dhe respektimi i diversitetit:

  1. Respektimi i të drejtave të fëmijëve
  2. Mundësi të barabarta për tu regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë
  3. Përshtatja me nevojat e zhvillimit të fëmijës
  4. Mjedisi pa pengesa
  5. Infrastruktura e disponueshme për personat me aftësi të kufizuar
  6. Qeverisja e shkollës
  7. Veprimtaritë mësimore

Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu

TOP