Viti shkollor 1967-1970 shënoi shtrirjen e plotë të arsimimit 8-vjeçar në fshatrat që përfshinte lokaliteti i Vorës. Kjo shtrirje krijonte kushte të favorshme për arsimim të mëtejshëm ndaj lindi nevoja për domosdoshmërinë e hapjes së shkollës së mesme për nxënësit që përfundonin klasat e (VIII) që pajiseshin me dëftesë lirimi nga shkollat 8-vjeqare. Në këtë situatë në shtator 1970 nisi viti i parë i shkollës së mesme të arsimimit të përgjithshëm në Vorë. Viti shkollor 1970-1971 nisi me 27 nxënës të ardhur nga disa shkolla 8-vjeare: Vorë (11 nxënës), Prezë (11 nxënës), Marikaj (2 nxënës), Kashar (2 nxënës), Maminas (1 nxënës).

Viti shkollor 1971-72 solli ndryshim në përmbajtjen e kësaj shkolle. Dega e arsimit të përgjithshëm u mbyll, pasi u dha orientimi cë nëpër fshatra të hapeshin shkolla të mesme të bashkuara. Inkurajues ishte viti 1974-75. Këtë vit përfundoi matura e parë e shkollës bujqësore. Nga 21 maturantë morën të drejtë studimi 15 prej tyre, nga këto 8 maturantë ishin vajza.

Në vitin shkollor 1986-87 u bë e mundur shkëputja e nxënësve të ciklit 8-vjeçar duke krijuar drejtori të vecantë. Këtë vit shkollor d.m.th pas 15 vitësh, në shkollën e mesme, krahas klasave me profil bujqësor, rifilloi arsimi me profil të përgjithshëm (gjimnaz) me një paralele. 

vitin shkollor 1994-95 filloi zbatimi i plotë i programit të arsimit të përgjithshëm. Për periudhën shkollore 1974-75 në 1988-89 me përjashtime të veçanta, të drejtat e studimit për në shkollat e larta për nxënësit e kësaj shkolle i përkisnin sferës së bujqësisë si: agronomi, ekonomi-agrare, ekonomistë, veterinerë. Në vitin shkollor 1989-90 në dhënien e të drejtave të studimit u bë kthesë e dukshme. Nxënësve maturantë të këtij viti morën të drejta studimi në degë të ndryshme.

Viti shkollor 2005-2006 solli rikonstruksionin e godinës së shkollës. Ndërtesa 2-katshe u bë 3-katshe duke iu shtuar 9 klasa mësimi. 

Gjatë periudhës 39 vjeçare, 1970-2009 kanë përfunduar shkollën e mesme 1442 nxënës, nga këto 934 (64.8%) në arsimin e mesëm bujqësor dhe 508 (35.2%) në arsimin e përgjithshëm. Mbi 150 vetë kanë kryer arsimin e lartë në fakultete të ndryshme.

Gentjan Hajdari

Koordinator

Gentjani koordinon shkollën Isa Boletini në Vorë, gjimnazin Ibrahim Rugova në Kamëz, gjimnazin Sadik Stavileci në Kashar. Prej 13 vitesh është angazhuar si aktivist në shoqërinë civile. Ai ka nisur aktivizmin në komunitetin në të cilin bën pjesë, në Vorë, duke zhvilluar një sërë aktivitetesh për fëmijët dhe të rinjtë e zonës. Puna e tij në komunitet ka qenë e lidhur ngushtë me të rinjtë, në zhvillimin dhe fuqizimin e tyre. Duke ditur vështirësitë që të rinjtë në Shqipëri, sidomos në zonat rurale, hasin në gjetjen e hapësirave për aktualizimin e tyre si individë, Genti ka promovuar modele pozitive sesi të rinjtë t’i japin formë botës që i rrethon përmes angazhimit në punë komunitare, testimit të ideve të reja dhe përfshirjes në qeverisjen lokale. Ka drejtuar dhe themeluar 2 qendra komunitare në zona rurale me qëllim rritjen e ndjenjës komunitare te të rinjtë dhe promovimin e vullnetarizmit te ta. Gjithashtu në vitin 2016 ka iniciuar dhe themeluar Bordin Rinor Këshillimor Vorë, një strukturë rinore përfaqësuese e zërit të rinjve në Bashkinë e Vorës. Kjo strukturë rinore është mjaft aktive dhe sot duke u angazhuar në vendimmarrjen lokale dhe duke mundësuar një sërë aktivitetesh rinore për të rinjtë e zonës, ku për herë të parë në këtë zonë u zhvillua një kampionat volejbolli për 128 vajza si dhe u hap një qendër rinore për ta. Prej vitit 2016 puna e tij përvec se në nivel lokal pranë organizatës “Youth for Social Changes” ka qenë e lidhur dhe me projektet ndërkombëtare të programit Erasmus+ ku ka krijuar ura bashkëpunimi dhe integrimi mes të rinjve në Shqipëri dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga Europa. Gjithashtu nisur nga 2021 është bërë anëtar i Këshillit Rinor Kombëtar ku adresoj problematikat e të rinjve në nivel qendror dhe advokoj për më shumë aktivitete dhe hapësira rinore.

PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “ISA BOLETINI”, VORË 2019-2020

HARTUAR MBI MODELIN E SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

STANDARDE TË SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

 

STANDARDI 1 - SIGURIMI I ARSIMIT CILËSOR PËR ÇDO NXËNËS:

  • Përmbushja e nevojave dhe interesave të nxënësve
  • Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së shkollës
  • Cilësia e mësimdhënies

STANDARDI 2- SIGURIMI I MIRËQENIES SOCIALE, EMOCIONALE DHE SHËNDETËSORE TË NXËNËSVE:

  • Mbështetja e zhvillimit social, emocional dhe shëndetësor të nxënësve
  • Mbrojtja dhe mekanizmat e referimit
  • Mjedis fizik i shkollës

STANDARDI 3- ANGAZHIMDHE ZHVILLIM I KOMUNITETIT:

  • Prania e prindërve në shkollë
  • Shkolla ofron zhvillim për komunitetin
  • Krijimi i kushteve që mundësojnë zhvillim të përbashkët
  • Prindërit janë të përfshirë në planifikimin, menaxhimin, vlerësimin, implementimin dhe aprovimin e programit në oraret jashtë shkollore

STANDARDI 4: VENDIMMARRJAE PËRBASHKËT:

  • Planifikimi strategjik i institucionit arsimor
  • Drejtimi i institucionit arsimor
  • Organizmat e institucionit arsimor
  • Zëri i komunitetit në vendimmarrjen e përbashkët

STANDARDI 5- GJITHËPËRFSHIRJA DHE RESPEKTIMI I DIVERSITETIT:

  • Respektimi i të drejtave të fëmijëve
  • Mundësi të barabarta për tu regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë
  • Përshtatja me nevojat e zhvillimit të fëmijës
  • Qeverisja e shkollës
  • Veprimtaritë mësimore

OBJEKTIVA:

  • TË KRIJOHEN KONTAKTE NDËRMJET SHKOLLËS, KOMUNITETIT PËR TI OFRUAR FËMIJËVE DHE PRINDËRVE SA MË SHUMË BURIME QË NXISIN ZHVILLIMIN E NXËNËSVE.
  • TI AFROHEN PRINDËRVE PROGRAME DHE AKTIVITETE CILËSORE DUKE MARRË PAR ASYSH ORIGJINAT E NDRYESHME KULTURORE, ETNIKE DHE GJUHËSORE
  • PRINDËRIT BASHKËPUNOJNËME FËMIJËT NË AMBJENTET E SHKOLLËS PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA ARSIMORE.
  • TU OFROHEN NXËNËSVE MUNDËSI PËR TË QENË PJESË E AKTIVITETEVE QË RRISIN PERFORMANCËN E TYRE SHKOLLORE DHE PËRMIRSOJNË ZHVILLIMIN E TYRE SOCIAL.
  • TU OFROHEN MUNDËSI PRINDËRVE QË TË VËZHGOJNË AKTIVITETET QË LIDHEN ME HAPAT E ZHVILLIMIT TË FËMIJËVE POR DHE NEVOJAT E FËMIJËVE
TOP