Në kuadër të projektit “Fuqizimi i komunitetit vendor nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” në bashkinë e Kamzës”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi ditën e Mërkurë datë 22 Korrik 2020, një trajnim me të rinjtë e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz, mbi Aftësitë qytetare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Me Shume…

Edukimi mediatik

Një nga trajnimet me nxënësit e klasave të 10-ta të Gjimnazit "Ibrahim Rugova", Kamëz, në të cilën IDM së bashku me ekspertin Z. Blendi Salaj, po punojnë për rritjen e njohurive të të rinjve mbi edukimin mediatik.

Ky trajnim së bashku me ato që vijojnë realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Qëndrueshme”, mbështetur nga Hedayah dhe Bashkimi Evropian.

 

 

Vizitë pranë një biznesi

Në vijimësi të aktiviteteve të planifikuara në kuadrin e projektit të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike, u realizua një vizitë e disa nxënësve të klasave të 12-ta pranë biznesit “Hildril”, një biznes i cili funksionon si kancelari, fotokopje-printime dhe qendër interneti njëkohësisht.

Nxënësit u pritën nga pronari i biznesit, z. Pëllumb Matoshi, i cili u tregoi shkurtimisht si ka qenë ecuria e ngritjes dhe zhvillimit të këtij biznesi.

Arsyeja pse u zgjodh të vizitohej pikërisht ky biznes, ishte fakti se z. Pëllumb Matoshi është shembull i njeriut që i përkushtohet punës së ndershme, e në këtë mënyrë duam që nxënësit të shohin gjithmonë punën e tyre si mundësi për rritjen e mirëqenies dhe nivelit ekonomik të tyre, dhe jo rrugë të krimit.

Krimi i organizuar

Me rastin e aktiviteteve artistike në kuadër të projektit të përbashkët mes Ambasadës Britanike në Tiranë dhe Ministrisë së Arsimit,Sportit dhe Rinisë, mbi krimin e organizuar dhe krimet e rënda, Gjimnazi ‘Ibrahim Rugova” i kushtoi një pasdite filmave edukativë në lidhje me KOR.

Filmi i përzgjedhur ishte Lazarat (The Brave). Në aktivitet morën pjesë nxënës nga klasa të ndryshme. Me anë të filmit nxënësit kuptojnë se ashtu si në film është edhe realiteti përreth. Ata shprehen të mahnitur nga fakti se ngjarjet që ndodhin në film nuk janë të panjohura për ta.

 

PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “IBRAHIM RUGOVA”, KAMËZ 2019

“PËRTEJ KUFIJVE TË SHKOLLËS DREJT NJË KOMUNITETI TË QËNDRUESHËM”

STANDARDET DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKË

STANDARDI 1- SIGURIMI I MIRËQENIES SOCIALE, EMOCIONALE DHE SHËNDETËSORE TË NXËNËSVE

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla, bashkëpunon me prindërit dhe partnerë të tjerë të komunitetit për të njohur, adresuar dhe përmbushur nevojat fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve dhe për të garantuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Ato, së bashku, ofrojnë programe (që përfshijnë veprimtari fizike, e sportive, programe për të ushqyerin e shëndetshëm, veprimtari kulturore etj.,) të cilat kontribuojnë në përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe të klimës në shkollë.

Objektivat specifikë:

  • Mbështetje dhe zhvillim social, emocional dhe shëndetësor për nxënësit e shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, Kamëz
  • Ndërtim i mekanizmave të referimit në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
  • Ofrim i mjediseve të sigurta të të nxënit, të cilat garantojnë mirëqënien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve

STANDARDI 2- ANGAZHIM DHE ZHVILLIM I KOMUNITETIT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla ofron shërbime që shërbejnë për zhvillimin e komunitetit, dhe komuniteti është pjesë përbërëse e aktiviteteve që organizon shkollë. Në këtë mënyrë nuk përfton vetëm komuniteti nga shkolla por dhe shkolla bashkëpunon me komunitetin për rritjen dhe përmirësimin e rezultateve për nxënësit.

Objektivat specifikë:

  • Pjesëmarrje aktive e prindërve në vendimmarrjen në shkollë dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme
  • Zhvillim i kurseve profesionale, aktiviteteve dhe trajnimeve për komunitetin, të rinjtë dhe grupet vulnerabël.
  • Sigurim i kapaciteteve të duhura njerëzore dhe kushteve të duhura fizike për të siguruar zbatimin e aktiviteteve në kuadër të SHQK

STANDARDI 3: VENDIMMARRJA E PËRBASHKËT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Prindërit, komuniteti dhe stafi i shkollës janë partnerë të rëndësishëm dhe të barabartë në vendimmarrjet që ndikojnë në cilësinë e shkollës dhe arritjet e nxënësve. Ata së bashku mund të informojnë, ndikojnë dhe krijojnë politika, praktika dhe programe në dobi të suksesit të nxënësve.

Objektiva specifikë

  • Hartim i planeve strategjike dhe vjetore të shkollës me përfshirjen e prindërve, komunitetit dhe institucioneve shtetërove vendore.
  • Informim i shpeshtë i komunitetit, dhe institucioneve vendore mbi shërbimet dhe aktivitetet që ofron institucioni arsimor.

STANDARDI 4: GJITHËPËRFSHIRJA DHE RESPEKTIMI I DIVERSITETIT

PËRSHKRIMI I STANDARDIT: Shkolla u siguron të gjithë fëmijëve të drejtën themelore për arsim dhe mundësi të barabarta pa dallim të origjinës, identitetit kulturor, gjuhës, aftësive apo rrethanave ekonomike, respektim të vlerave shoqërore si dhe të bashkëjetesës në shoqëri.

Objektiva specifikë:

  • Mësuesit, prindërit dhe aktorë të tjerë të komunitetit sigurojnë që shkolla ofron trajtim të barabartë, me dinjitet dhe respekt ndaj çdo nxënësi.
  • Ofrim i mundësive të barabarta për t’u regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë.
  • Ndërtim i programeve dhe zbatim i projekteve të vazhdueshme që nxisin gjithëpërfshirjen dhe diversitetin.

Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu

TOP