Xhesika është koordinatore e tri gjimnazeve "16 Shtatori" Shijak, Gjimnazi "Manëz" dhe "Dom Nikollë Kaçorri" Durrës. Ka mbaruar studimet bachelor për Histori dhe master shkencor për "Gjeopolitike dhe sitemet e sigurisë", në Universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës me rezultate të larta, e renditur si studentja e dytë më e mirë në nivelin master shkencor pranë fakultetit të shkencave politike- juridike. Prej 5 vitesh është e përfshirë me projekte të ndryshme në shoqërinë civile në terren. Përgjatë këtyre viteve ka qenë aktiviste në qytete të ndryshme si Durrësi, Shijaku dhe Tirana, ku në fokus kanë qenë tematika të ndryshme si mbështetja e të rinjve, barazia gjinore, mbrojtja e të drejtave të konsumatorit etj. Në vitin 2018, me përkrahjen e “Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim” u bë e mundur hapja e OJF-së së parë në Shijak e quajtur EULEUS, ku Xhesika u zgjodh koordinatore e OJF-së dhe si përfaqësuese e EULEUS në programin IVLP SCP Albania në SHBA. Një mundësi e tillë i shërbeu si praktikë për të mësuar më shumë rreth modelit SHQK. Aktualisht është pjesë e këshillit bashkiak në Bashkinë e Shijakut dhe kryetarja e Alenaces së grave dhe vajzave të Këshillit Bashkiak Shijak ku në fokus është barazia gjinore dhe fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në qytetin e Shijakut.
STANDARDI 1- SIGURIMI I MIRËQENIES SOCIALE, EMOCIONALE DHE SHËNDETËSORE TË NXËNËSVE
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla, bashkëpunon me prindërit dhe partnerë të tjerë të komunitetit për të njohur, adresuar dhe përmbushur nevojat fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve dhe për të garantuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Ato, së bashku, ofrojnë programe (që përfshijnë veprimtari fizike, e sportive, programe për të ushqyerin e shëndetshëm, veprimtari kulturore etj.,) të cilat kontribuojnë në përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe të klimës në shkollë.
Objektivat specifikë:
STANDARDI 2- ANGAZHIM DHE ZHVILLIM I KOMUNITETIT
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla ofron shërbime që shërbejnë për zhvillimin e komunitetit, dhe komuniteti është pjesë përbërëse e aktiviteteve që organizon shkollë. Në këtë mënyrë nuk përfton vetëm komuniteti nga shkolla por dhe shkolla bashkëpunon me komunitetin për rritjen dhe përmirësimin e rezultateve për nxënësit.
Objektivat specifikë:
STANDARDI 3: VENDIMMARRJA E PËRBASHKËT
PËRSHKRIM I STANDARDIT: Prindërit, komuniteti dhe stafi i shkollës janë partnerë të rëndësishëm dhe të barabartë në vendimmarrjet që ndikojnë në cilësinë e shkollës dhe arritjet e nxënësve. Ata së bashku mund të informojnë, ndikojnë dhe krijojnë politika, praktika dhe programe në dobi të suksesit të nxënësve.
Objektiva specifikë
STANDARDI 4: GJITHËPËRFSHIRJA DHE RESPEKTIMI I DIVERSITETIT
PËRSHKRIMI I STANDARDIT: Shkolla u siguron të gjithë fëmijëve të drejtën themelore për arsim dhe mundësi të barabarta pa dallim të origjinës, identitetit kulturor, gjuhës, aftësive apo rrethanave ekonomike, respektim të vlerave shoqërore si dhe të bashkëjetesës në shoqëri.
Objektiva specifikë:
Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu