Shkolla ‘’16 shtatori’’ është shkolla e parë dhe e vetme e mesme e ndërtuar në qytetin e Shijakut. Meqenëse ajo është ndërtuar vite më parë me kalimin e kohës ka pësuar ndryshime të vazhdueshme derisa ka arritur në gjendjen që është sot.

Në mars të vitit 1913 u hap shkolla e parë shqipe në Shijak, me urdhër të Qeverisë së Ismail Qemalit. Ajo u njoh me emrin ‘’ Shkolla Unike’’ dhe drejtori i parë i saj ishte z. Ali Fortuzi. Me kalimin e kohës shkolla u pasurua me shumë nxënës dhe kjo coi në formimin e një gjimnazi. Në nder të konferencës së Pezës gjimnazi mori emrin ‘’16 shtatori’’, ndërsa shkolla fillore u quajt ‘’Lidhja e Prizrenit’’ . Në shtator të vitit 1959 filluan mësimet dy paralelet e para të vitit të parë të gjimnazit rreth 60 nxënës. Bazë për gjimnazin ishin klasat e shtata të vitit shkollor 1958 - 1959 dhe nxënës të fshatrave të ndryshëm si: Xhafzotaj, Shtrazë, Maminas, Sukth, Rreth, Shetel, Ardhishte etj. Drejtori i parë i shkollës ishte z. Burhan Hoti dhe shkolla u cel në prag të 15 - vjetorit të Clirimim të Shqipërisië.

Në vitin 1963 gjimnazi nxorri 25 maturantët e parë, të cilët u quajtën ‘’DALLËNDYSHET E PARA’’. Ndërkaq në 1968 Presidenti i Kuvendit Popullor i jep shkollës ‘’Urdhërin e Punës së Klasit të Tretë’’ për rezultate gjithmonë në rritje. Në 30 vjetorin e saj shkolla numëronte 461 nxënës me shkëputje nga puna dhe 390 pa shkëputje nga puna. Në të jepnin mësim 23 mësues. Ndërkaq më 1970 - 1971 hapet paraleli i parë i degës Agronomi dhe hapen profile si: Mekanike, Ekonomike.

Me 22 nentor 1989 në Shkollën ‘’16 shtatori’’, me rastin e 30 - vjetorit të saj, u mbajt sesioni shkencor ‘’SHKOLLA JONË NDËR VITE’’. Gjimnazi ishte dalluar për arritje të gjithanshme me veprimtari kulturore, artistike, shkencore dhe nivel të lartë mesimor - edukativ, duke u vlerësuar me cmime ndryshme. Shkolla ka marrë fletë nderi për aktivizim të gjithanshëm në të gjitha drejtimet.

Në qershor 1983 rregullohet ndërtesa e re e gjimnazit. Gjimnazi është dalluar për mësues me cilësi të lartë të cilët si pasojë kanë nxjerrë nxënës me nivel të lartë, e kjo është treguar dhe në nivelin e lartë të maturantëve, shumë prej te cilëve kanë fituar degë të ndryshme universiteti.

Sot shkolla ‘’16 shtatori’’ ka 11 klasa. Viti i parë ka 4 paralele, i dyti 4 dhe i treti 3 paralele.

Xhesika Koka

Koordinatore

Xhesika eshte koordinatore e tri gjimnazeve "16 Shtatori" Shijak, Gjimnazi "Manëz" dhe "Dom Nikollë Kaçorri" Durrës. Ka mbaruar studimet bachelor për Histori dhe master shkencor për "Gjeopolitike dhe sitemet e sigurisë", në Universitetin"Aleksandër Moisiu" Durrës me rezultate të larta, e renditur si studentja e dytë më e mirë në nivelin master shkencor pranë fakultetit të shkencave politike- juridike. Prej 5 vitesh zbaton projekte të ndryshme me shoqërinë civile në terren. Përgjatë këtyre viteve ka qenë aktiviste ne qytete të ndryshme si Durrësi, Shijaku e Tirana, ku në fokus kanë qenë tematika të ndryshme si mbështetja e të rinjve, barazia gjinore, mbrojtja e të drejtave të konsumatorit etj. Në vitin 2018, me përkrahjen e “Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim” IDM, bëri të mundur hapjen e OJF-së së parë në Shijak të quajtur EULEUS, ku Xhesika u zgjodh koordinatore e OJF-së dhe si përfaqësuese e EULEUS në programin IVLP SCP Albania në SHBA. Një mundësi e tillë shërbeu si një praktikë duke nxitur më shumë dëshirën e të punuarit fortë. Xhessika është aktualisht jam pjesë e këshillit bashkiak në Bashkinë e Shijakut dhe kryetare e Alenaces së grave dhe vajzave të Këshillit Bashkiak Shijak ku në fokus është barazia gjinore dhe fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në qytetin e Shijakut.

Plani i aktiviteteve për vitin shkollor 2019-2020

 

 

TOP