KËSHILLA KARRIERE

Ide

Si të shkruaj një CV?

Para se të nisni plotësimin e CV-së, dy gjërat e para që duhet të pyesni veten janë:

Pse po e plotësoj këtë CV?

Çfarë do të mund të tregojë aftësitë e mia në mënyrën më të mirë?

Nëse nuk e keni bërë ende, tani është një moment i përshtatshëm për të krijuar një adresë emaili e cila duket profesionale. Bëni atë një kombinim të emrit tuaj dhe mbiemrit, evitoni emrat që ju thërrasin familjaret dhe miqtë shkurtimisht. Ky do të jetë emaili që do të përdorni në CV-në tuaj dhe për të komunikuar me punëdhënës për mundësi punësimi.

Pasi të keni përcaktuar se çfarë është më e rëndësishme për ju dhe të keni krijuar një adrese të përshtatshme email-i, jeni gati të filloni të shkruani CV-në tuaj.

Le të supozojmë se informacioni për shkollën e mesme shkon i pari në CV-në tuaj. Për pjesën e shkollës së mesme, përfshini emrin e plotë, qyteti i shkollës tuaj të mesme dhe data e pritshme e diplomimit. Përfshini mesataren tuaj nëse është më e lartë së 8, dhe sigurohuni që të theksoni çdo kurs i cili lidhet me pozicionin e punës që jeni duke aplikuar.

Seksioni tjetër është përvoja e punës. Mos u shqetësoni nëse nuk keni krijuar ende një të tillë. Çfarë bëni tjetër përveçse shkoni në shkollë? A merreni me një sport? A jeni pjesë i një grupimi rinor? A jeni pjesë i një klubi apo organizate? Të gjithë këto aktivitete janë pika kryesore në CV-në tuaj si një gjimnazist/e. Përpiquni të rendisni të gjithë angazhimet dhe detyrat që vijnë së bashku me të. Nëse jeni anëtar i grupit ose vullnetar në organizata, mos harroni se pjesëmarrja dhe përkushtimi gjithmonë vlen të përmendet.

Askush nuk pret që një nxënës ndërmjet moshës 14-18 të ketë përvojë të gjatë pune ose angazhim vullnetar. Ajo që punëdhënësit presin është gatishmëria dhe vullneti për të mësuar dhe adaptuar shpejt. Për shembull, nëse keni punuar në kafenenë e lokale për një vit, kjo tregon se ju jeni përgjegjës dhe ka gjasa të keni aftësi të mira për shërbimin ndaj klientit. Nga ana tjetër, nëse keni qenë pjesë e ekipit të futbollit për tre vjet, kjo tregon se jeni i përkushtuar dhe respektoni angazhimet.

Ju mund të zgjidhni të renditni disa aftësi për të nxjerrë në pah pjesë specifike në lidhje me CV-në tuaj. Në mënyrë tipike, do të dëshironi të përdorni një përzierje të aftësive të buta dhe të forta. Aftësitë e buta nuk janë lehtësisht të matshme.

Shembujt përfshijnë të qenit një dëgjues i mirë, të merreni me biseda të vogla, ose të merreni vesh me të tjerët. Aftësitë e vështira janë të matshme, të tilla si fjalët në minutë kur shtypni ose aftësia për të përdorur një program kompjuterik të avancuar.

Në fund të CV-së kanë shumë rëndësi edhe aftësitë që ju do të shkruani, ato duhet përshtatur me punën që ju aplikoni dhe profilin tuaj për shëmbuj konkret të aftësive që mund të përfshini lexoni Aftësitë më të kërkuara në CV.

Ide

Si të formuloj një letër motivimi?

Nëse jeni duke ndjekur gjimnazin, ka shumë gjasa që të keni pak ose aspak përvojë pune, e cila e bën gjeten e një pune të duket sfiduese. Një letër motivimi e shkruar mirë është një nga mënyrat më të mira për të bindur punëdhënësit që të ju ftojnë në intervistë.

Një letër motivimi duhet të theksojë etikën tuaj të punës, pasionin dhe aftësitë e vlefshme që keni fituar nga përvoja të tjera të jetës reale, të tilla si kurse shkollore, aktivitete jashtëshkollore ose punë vullnetare.

Mëposhtë mund të gjeni disa sugjerime për të shkruar një letër motivimi

  • Theksoni aftësitë tuaja të fituara gjatë shkollës së mesme, për një list me aftësi dhe fjalë kyçe mund të lexoni Aftësitë më të kërkuara në CV.
  • Përdorni letrën tuaj të motivimit për të shfaqur ndonjë aftësi dhe shembuj praktik që tregojnë situata në të cilat keni përdorur aftësitë tuaj.
  • Të kuptuarit se si të shkruajmë hyrjen e letrës motivuese është e rëndësishme për punëkërkuesit me pak ose aspak përvojë. Meqenëse nuk keni shumë përvojë pune për të theksuar, shkrimi i një hyrjeje të fortë është mënyra më e mirë për t'u dhënë punëdhënësve një ndjenjë më të mirë të pasionit tuaj, dhe sesi mund të kontribuoni në organizimin e tyre.

Mund të gjeni disa sugjerime se si të shkruani një paragraf me ndikim:

  • Tregoni entuziazmin tuaj për kompaninë ose rolin
  • Shkruani një arritje mbresëlënëse që nxjerr në pah aftësitë që janë thelbësore për punën
  • Hulumtoni kompaninë për të treguar iniciativë, por jini strategjik me mënyrën sesi e përfshini këtë informacion në letrën tuaj të motivimit. Ju mund t'i poziciononi talentet tuaja në përputhje me qëllimet e tyre afatgjata, ose të sillni ndonjë lajm të fundit për kompaninë (për shembull fitimi i një projekti të ri të kompanisë dhe mundësia që ju të përfshiheni dhe të bëheni pjesë e saj)
  • Tregoni pasionin tuaj për industrinë, për shembull nëse aplikoni për të punuar në një gazetë, shkruani për pasionin tuaj lidhur me librat dhe shkrimin.
  • Tregoni se keni një qëndrim pozitiv, etikë të fortë pune dhe produktivitet.
  • Mos shkruani thjesht se jeni të interesuar për punën, shpjegoni arsyen pse jeni të interesuar.
  • Lidhni pasionin dhe motivimin tuaj dhe punën. Për shembull, nëse po aplikoni për një pozicion mentori, mund të flisni se si keni pasur një mentor të mrekullueshëm gjatë fëmijërisë suaj, i cili ka mbështetur rritjen tuaj akademike në shkollën fillore dhe se si dëshironi të bëni të njëjtën gjë për dikë tjetër.

Material i përshtatur dhe i përkthyer nga Resume Genius

Ide

Përgatitja për një intervistë pune

Nëse ju keni dërguar aplikimin tuaj për një pozicion pune dhe menaxheri dëshiron që ju të merrni pjesë në intervistë, ky është një lajm i shkëlqyeshëm, por....duhet të keni disa gjëra parasysh para se të shkoni në intervistë.

Një intervistë për punë është një takim në mënyrë që ju dhe punëdhënësi juaj i mundshëm të njiheni më mirë me njëri-tjetrin.

Qëllimi është të qartësohet nëse puna është një përshtatje e mirë për ju, dhe nëse ju jeni një përshtatje e mirë për punën që do të kryeni.

Mëposhtë mund të gjeni disa këshilla për t'ju ndihmuar në intervistën tuaj të punës.

  1. Vishuni për sukses

A e dini se duhen vetëm shtatë sekonda për të krijuar një përshtypje të parë? Dedikoni kohë për tu përgatitur në mënyrë që të dukeni sa më mirë. Shmangni veshjen e pantallonave të shkurtra ose të bluzave me shumë ngjyra. Një këmishë me mëngë dhe pantallona të zeza është një kombinim i mirë. Më e rëndësishmja është që të ndiheni rehat në veshjen tuaj, nëse do të ndiheni mirë, ajo do të reflektohet edhe në takimin tuaj.

  1. Bëni një Përshtypje të Mirë...ose të paktën përpiquni

Prezantohuni sapo të takoheni me intervistuesin tuaj, flisni qartë dhe mos harroni kontaktin me sy. Jini të gatshëm t'i përgjigjeni pyetjeve në lidhje me aftësitë, personalitetin dhe eksperiencat tuaja të mëparshme të punës. Intervistuesi/ja juaj me siguri do t'ju bëjë pyetje hipotetike se si do të trajtonit situata të caktuara në vendin e punës, "Si do të vepronit me një klient të zemëruar?" Gjithashtu, kini parasysh të keni përgatitur të paktën tri pyetje që keni në lidhje me punën ose kompanië për t'i pyetur në fund të intervistës. Do të ju sugjeronim, të kishit me vete një bllok, që të shkruani detaje të rëndësishme të diskutuara gjatë intervistës suaj. Sigurohuni që të shkruani emrin e intervistuesit tuaj dhe informacionin e tyre të kontaktit për të dërguar një email falënderues në fund të intervistës.

  1. Sigurohuni që të dërgoni një mesazh falënderues në fund të intervistës

Një ose dy ditë pas intervistës tuaj, dërgoni një email të shkurtër për të falënderuar intervistuesin/en për kohen e tyre dhe duke theksuar interesimin tuaj për vendin e punës.

Mund të gjeni disa shembuj për pyetje të mundshme gjatë një intervistë pune. 

TOP