Të rinjtë e gjimnazit “Skënderbeu” – Krujë zhvilluan aktivitetin me qëllim nxitjen dhe përfshirjen e nxënësve në vendimmarrje dhe këshillimi për përzgjedhjen e një profesioni me qëllim punësimin në të ardhmen.
Aktiviteti u realizua në ambientet e shkollës në klasën multifunksionale ku morën pjesë nxënës, mësues dhe përfaqësues të Bashkisë. U realizua në formën e bashkëbisedimit në tryezë rrumbullake ku nxënësit ishin të lirshëm të diskutonin dhe të jepnin edhe mendimin e tyre në lidhje me temat përkatëse. U diskutua edhe për profesionet që mund të zgjedhin nxënësit për të ardhmen e tyre me qëllim punësimin e tyre.