Shkolla e mesme e përgjithshme "Ali Asllani" ndodhet në fshatin Kotë, fshat i cili shërben si pika nevralgjike e bashkisë Selenicë, një bashki rurale e lindur nga Reforma Administrative Territoriale e vitit 2015.

 

Mban emrin e Ali Asllanit, një poet i zonës dhe intelektual antikonformist me vlera të rralla.

 

Kjo shkollë mirëpret nxënës nga Kota dhe fshatrat rreth saj Vajzë, Gumenicë, Drashovicë, Mavrovë, Velçë, etj.

 

Fatkeqësisht, vitet e fundit numri i  nxënësve ka ardhur në rënie për shkak të zhvendosjes së popullsisë në zona më të urbanizuara, e megjithatë në shkollën "Ali Asllani" gjen nxënës të motivuar dhe staf pedagogjik me përvojë.

 

Shkolla ka qenë disa here fituese e konkurseve të zhvilluara në lëndën e ekonomisë, ndjeshjeve të volejbollit dhe shfaqjeve teatrale në nivel rajonal.

Marsela Saqellari

Koordinatore

Koordinatore lokale e projektit në shkollën “Ali Asllani” Kotë, bashkia Selenicë, ka përvojë të gjatë pune në sektorin e shoqërisë civile, me organizatën “Qendra Rinore e Vlorës”. Ka punuar m të rinjtë për çështje që shqetësojnë këtë grupmoshë, siç janë pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, barazia gjinore dhe teknologjia. Gjatë kësaj kohe ka përfituar rritje profesionale përmes, trajnimeve, konferencave dhe shkëmbimeve nga të cilat veçoj pjesëmarrjen në Programin e Lidershipit të Vizitorëve Ndërkombëtarë “Angazhimi Komunitar në Parandalimin e Ekstermizmit të Dhunshëm" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizuar nga departamenti Amerikan i Shtetit në Mars-Prill 2019, ku është njohur me metodat bashkëkohore të ndërtimit të komuniteteve të qëndrueshme. Puna me të rinjtë i jep shumë kënaqësi, sidomos kur i sheh që formohen dhe bëhen qytetarë të kompletuar, të informuar, të përgjegjshëm dhe aktivë.

TOP