Gjimnazi “Skënderbeu” është hapur në vitin 1952. Matura e parë ka përfunduar në vitin 1956. Në gjitha vitet e aktivitetit pranë gjimnazit “Skënderbeu” janë diplomuar rreth 7410 nxënës.
Pranë gjimnazit tonë kanë dhënë kontributin e tyre stafe mësimore të cilat janë dalluar për përkushtim dhe rezultate të larta. Është institucioni i dytë në Republikën e Shqipërisë që ka marrë emrin e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu. Në vitin 1986 është dekretuar nga presidiumi i kuvendit popullor me urdhërin “Naim Frashëri”.
Prej 6 vitesh funksionon si shkollë qendër komunitare. Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar aktivitete kulturore me pjesëmarrjen e figurave të spikatura të artit dhe letërsisë. Gjithashtu në këto aktivitete ka qenë pjesmarrës komiteti i prindërve. Institucioni shërben si qendër për promovimin e shkrimtarëve të rinj të qytetit.