SHKOLLA IME

Shkolla Ime ka për qëllim informimin e publikut rreth aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri, në kuadër të zhvillimit të modelit shumaktorial "Shkolla Qendër Komunitare" (SHQK).

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është angazhuar në një proces ndërtues dhe advokues për modelin “Shkolla Qendër Komunitare“. Ndër vite, IDM ka rritur përpjekjet për të zgjeruar hartën e zbatimit të qasjes SHQK dhe nxitur bashkëpunimin horizontal ndërmjet institucioneve vendore duke marrë përgjegjësi të përbashkëta në aktivizëm, si dhe duke fuqizuar të rinjtë dhe aktorët e tjerë si agjentë të ndryshimit pozitiv në komunitet.

Kjo faqe do të shërbejë si një medium komunikimi për të gjithë aktorët në nivel vendor që zbatojnë modelin SHQK, duke informuar komunitetin e interesuar mbi aktivitetet e zhvilluara në këtë drejtim.

Qëllimi

Kjo faqe ka për qëllim krijimin e një hapësire virtuale ku komuniteti i shkollës, bashkia, policia dhe aktorët e tjerë vendorë të mund të mbështesin shkollat në krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm. Hapësira do të shërbejë si një medium i përbashkët komunikimi i të gjithë aktorëve vendorë që zbatojnë modelin Shkolla Qendër Komunitare, duke informuar komunitetin e interesuar mbi aktivitetet e zhvilluara.

Shkollat

30 gjimnaze në Peqin, Cërrik, Vorë, Kashar, Fushë-Krujë, Krujë, Durrës, Shijak, Manëz, Kamëz, Selenicë, Shkodër, Bulqizë, Prrenjas, Rrogozhinë, Mamurras, Vau i Dejës, Peshkopi, Roskovec, Gjirokastër, Shkozë, Pogradec, Pajovë, Kombinat, Kukës, Kavajë, Vlorë, Berat, Skrapar dhe Elbasan; janë bërë pjesë e qasjes shumaktoriale SHQK, duke e vënë theksin tek fuqizimi i të rinjve dhe krijimi i komuniteteve të qëndrueshme në nivel vendor.

Aktorët

Eksperienca e ngritur mbi modelin “Shkolla Qendër Komunitare”, integron ndërveprimin e institucioneve kryesore në nivel vendor me komunitetet vendore. Aktorë që luajnë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e kësaj nisme janë Bashkitë, Komisariatet e Policisë, Komunitetet, Grupimet rinore, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Shkollat nëpërmjet stafit të mësuesve dhe nxënësve.

Kujt i shërben?

Kjo nismë do t’i shërbejë si model pozitiv edhe shkollave të tjera të mesme, të cilat janë të interesuara të angazhohen, si dhe institucioneve vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, që duan të mbështesin këtë qasje. IDM mirëpret çdo komunikim nga shkolla të tjera SHQK, individë dhe institucione vendore, në dobi të përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin e komuniteteve sa më të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Bashkëpunëtorë

  • Shkolla
  • Bashkia
  • Policia
  • OSHC
  • Komuniteti
Prill 2024

7 gjimnaze të tjera bëhen pjesë e qasjes shumaktoriale SHQK: "Kristaq Çapo" Berat; "Ramiz Aranitasi" Skrapar; "Havzi Nela" Kukës; "Kostandin Kristoforidhi" Elbasan; "Aleksandër Moisiu" Kavajë; "Halim Xhelo" Vlorë; dhe "Mylsym Keta" Kombinat, Tiranë.

Prill 2022

Qasja shumaktoriale SHQK shtrihet në 7 gjimnaze të reja: “Imzot Lucjan Avgustini” Vau Dejës; “Said Najdeni” Peshkopi; “Adem Vrapi” Roskovec; “Asim Zeneli” Gjirokastër; “Abdulla Keta” Shkozë, Tiranë; “Muharrem Çollaku” Pogradec; dhe "Mustafa Kemal Ataturk" Pajovë, Peqin.

Janar 2021

IDM zgjeron qasjen SHQK në 6 gjimnaze të tjera: "Ali Asllani" Kote-Selenicë; "Oso Kuka" Shkodër; "Arbëria" Bulqizë; "Halit Bërzeshta" Prrenjas; "Haxhi Qehaj" Rrogozhinë; "Arif Halil Sulaj" Mamurras.

Tetor 2019

IDM shtrin qasjen SHQK në 7 gjimanze: "Skënderbeu" Krujë; "Shote Galica" Fushë-Krujë; "Isa Boletini" Vorë; "Sadik Stavileci" Kashar; "16 Shtatori" Shijak; "Dom Nikoll Kaçorri" Durrës; dhe Gjimnazi Manëz.

Korrik 2019

IDM zhvillon qasjes shumaktoriale SHQK në gjimnazin "Ibrahim Rugova" në Kamëz.

Tetor 2017

IDM Albania zhvillon qasjen shumaktoriale SHQK në gjimnazet "Tomorr Sinani" Cërrik dhe "Zihni Magani" Peqin.

2015-2016

Komuniteti vendor mbështet modelin SHQK në 19 shkolla – Bulqizë, Gramsh, Kurbin, Librazhd, Malësi e Madhe, Pukë, Shkodër dhe Tiranë.

2015-2016

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar zbatojnë modelin SHQK në 9 shkolla – Dibër, Durrës, Korçë, Shkodër, Tiranë.

2015-2016

Save the Children zbaton modelin SHQK në 3 shkolla – Elbasan, Korçë, Mat.

2015-2016

Këshilli i Evropës zbaton modelin SHQK në 6 shkolla – Kolonjë, Korçë, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Vlorë.

2015-2016

Peace Corps zbaton modelin SHQK në 6 shkolla – Elbasan, Gramsh, Kuçovë, Pukë, Sarandë, Shkodër.

2015-2016

Terre des Hommes zbaton modelin SHQK në 10 shkolla – Durrës, Fier, Elbasan, Korçë, dhe Tiranë.

2015-2016

UNICEF zbaton modelin SHQK në 12 shkolla – Berat, Durrës dhe Korçë.

Në vijim

World Vision zbaton modelin SHQK në 31 shkolla – Dibër, Durrës, Elbasan, Librazhd, Korçë, Shkodër dhe Tiranë.

Mars 2014

Miratohen standardet e "Shkollës si Qendër Komunitare" nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë.

Fillimi

PËRTEJ KUFIJVE TË SHKOLLËS DREJT NJË KOMUNITETI TË QËNDRUESHËM

TOP