Java e Lidershipit

3-7 Shkurt ishte "Java e Lidershipit" ku u zhvilluan 2 aktivitete në kuadër të tij. Nxënësit mësuan se çfarë është lidershipi, hapat për të qenë një lider i suksesshëm.

Si të jesh një lider efektiv, gjithashtu treguan se cilët ishin liderët e tyre që pëlqenin me shumë dhe i frymëzonin ata.

Me z. Gazmend Vogli, ata diskutuan për lidershipin dhe pengesat që mund të hasin gjatë rrugës për t'u bërë një lider i mirë dhe si mund ta menaxhonin këtë situatë.

PLANI VJETOR I SHKOLLËS SË MESME “ZIHNI MAGANI”, PEQIN PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

HARTUAR MBI MODELIN E SHKOLLËS QENDËR KOMUNITARE

STANDARDET DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKË

STANDARDI 1- SIGURIMI I MIRËQENIES SOCIALE, EMOCIONALE DHE SHËNDETËSORE TË NXËNËSVE

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla, bashkëpunon me prindërit dhe partnerë të tjerë të komunitetit për të njohur, adresuar dhe përmbushur nevojat fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve dhe për të garantuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Ato, së bashku, ofrojnë programe (që përfshijnë veprimtari fizike, e sportive, programe për të ushqyerin e shëndetshëm, veprimtari kulturore etj.,) të cilat kontribuojnë në përmirësimin e arritjeve të nxënësve dhe të klimës në shkollë.

Objektivat specifikë:

  • Mbështetje dhe zhvillim social, emocional dhe shëndetësor për nxënësit e shkollës së mesme “Zihni Magani”, Peqin
  • Ndërtim I mekanizmave të referimit n bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
  • Ofrim I mjediseve të sigurta të të nxënit, të cilat garantojnë mirëqënien fizike, emocionale dhe sociale të nxënësve

STANDARDI 2- ANGAZHIM DHE ZHVILLIM I KOMUNITETIT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla ofron shërbime që shërbejnë për zhvillimin e komunitetit, dhe komuniteti është pjesë përbërëse e aktiviteteve që organizon shkollë. Në këtë mënyrë nuk përfton vetëm komuniteti nga shkolla por dhe shkolla bashkëpunon me komunitetin për rritjen dhe përmirësimin e rezultateve për nxënësit.

Objektivat specifikë:

  • Pjesëmarrje aktive e prindërve në vendimmarrjen në shkollë dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme
  • Zhvillim i kurseve profesionale, aktiviteteve dhe trajnimeve për komunitetin, të rinjtë dhe grupet vulnerabël.
  • Sigurim i kapaciteteve të duhura njerëzore dhe kushteve të duhura fizike për të siguruar zbatimin e aktiviteteve në kuadër të SHQK

STANDARDI 3: VENDIMMARRJA E PËRBASHKËT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Prindërit, komuniteti dhe stafi i shkollës janë partnerë të rëndësishëm dhe të barabartë në vendimmarrjet që ndikojnë në cilësinë e shkollës dhe arritjet e nxënësve. Ata së bashku mund të informojnë, ndikojnë dhe krijojnë politika, praktika dhe programe në dobi të suksesit të nxënësve.

Objektiva specifikë:

  • Hartim i planeve strategjike dhe vjetore të shkollës me përfshirjen e prindërve, komunitetit dhe institucioneve shtetërove vendore.
  • Informim i shpeshtë i komunitetit, dhe institucioneve vendore mbi shërbimet dhe aktivitetet që ofron institucioni arsimor.

STANDARDI 4: GJITHËPËRFSHIRJA DHE RESPEKTIMI I DIVERSITETIT

PËRSHKRIM I STANDARDIT: Shkolla u siguron të gjithë fëmijëve të drejtën themelore për arsim dhe mundësi të barabarta pa dallim të origjinës, identitetit kulturor, gjuhës, aftësive apo rrethanave ekonomike, respektim të vlerave shoqërore si dhe të bashkëjetesës në shoqëri.

Objektiva specifikë:

  • Mësuesit, prindërit dhe aktorë të tjerë të komunitetit sigurojnë që shkolla ofron trajtim të barabartë, me dinjitet dhe respekt ndaj cdo nxënësi
  • Ofrim i mundësive të barabarta për t’u regjistruar në shkollë, për ta ndjekur dhe përfunduar atë.
  • Ndërtim i programeve dhe zbatim I projekteve të vazhdueshme që nxisin gjithëpërfshirjen dhe diversitetin.

Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu

Nxënës të gjimnazeve të ndryshme të projektit ndoqën trajnimin online “Kodimi”. Trajnimi u zhvillua në kuader të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme” nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.

Të rinjtë përgjatë këtij trajnimi morën njohuri bazë për kodimin. Kodimi është hapi i parë drejt programimit, një ndër aftësitë më të kërkuara sot në tregun e punës.

Me Shume…
TOP