Takime me senatin e shkollës

Gjatë takimeve me përfaqësue të senatit nga Gjimnazi “Shote Galica” Fushë-Krujë, Gjimnazi Skenderbeu Kruje dhe Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamurras.

Senatorët e gjimnazeve, në praninë e mësuesve dhe koordinatorit të projektit, diskutuan mbi planin e aktiviteteve në vazhdimësi dhe shkëmbyen ide të ndryshme për nismat komunitare që mund të ndërmarrin.

Pjesë e diskutimit ishin mundësitë e ofruara për të rinjtë nga platforma shkollaime.org.

Lexojmë për të kujtuar

Sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës.

Aktivitet letraro-artistik. Recensim i një libri zhvilluar në kuadër të muajit të Letërsisë me Moton "Tetori i librit ". Takim me ministren e kulturës Elva Margariti ku u zhvillua një bashkëbisedim për librin dhe leximin e veprave të autorëve shqiptarë. Ilustrim me intrepretime dhe krijime të nxënësve.

Në emër të jetës

Bashkëpunimi me komunitetin. Veprimtari sensibilizuese në komunitet për rrezikun e kancerit të gjirit në bashkëpunim me Bashkinë e Krujës dhe shoqatën IRCA.

Kjo veprimtari u zhvillua në qendër të qytetit, në fasoneri dhe në kinemanë e Fushë-Krujës.

Punë me talentet

Në kuadër të festimeve të 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, organizohet faza e parë e esesë me temë “Imazhi i Lirisë” faza e parë.

................

Kemi nisur bashkëpunimin me IDM (Institute For Democracy And Mediation) për të vendosur pranë Gjimnazit Skënderbeu dy ambiente në dispozicion të shkollës dhe komunitetit për t’u aftësuar në IT dhe punime tradicionale krutane (qilima, punime druri). Organizata IDM është njohur me nevojat e komunitetit përmes pyetësorëve që janë plotësuar nga prindërit dhe nxënësit e shkollës.

Benard Babaj

Benardi është në përfundim të studimeve Bachelor në Sociologji, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Angazhimi i tij në shoqërinë civile fillon kur ai ishte 16 vjeç. Benardi u bashkua me një iniciativë nga një organizatë, Porta Rome për Integrim, për të ndihmuar fëmijët romë që ishin në situatë rruge dhe kishin braktisur shkollën. Nga një vit angazhim, ai u vlerësua disa herë nga kjo organizatë për korrektësinë dhe aftësitë e tij. Ai ka marrë pjesë në fushata të ndryshme sensibilizuese, angazhimi i tij ka të bëjë me të drejtat e pakicave, arsimimin, çështjet e të rinjve dhe më specifikisht me advokimin në ato çështje. Benardi ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme për të rinjtë. Gjithashtu, ai është angazhuar në dy projekte rreth gjithëpërfshirjes së të rinjve siç është projekti "Advokuesit e rinj për shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse" (2018 - 2019) nga Instituti i Kulturës Romane në Shqipëri dhe "Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm kundër ekstremizmit me dhunë përmes model - Shkolla si Qendër Komunitare ”projekti nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (2019 - 2020). Ai aktualisht mban pozicionin e lehtësuesit të projektit dhe menaxhimit të logjistikës në organizatën Porta Rome për Integrim ku filloi angazhimin e tij në shoqërinë civile, ku përfaqëson organizatën në konferenca të ndryshme. Prej Shtatorit 2020, Benardi është zgjedhur si Ambasador i Ri Evropian nga WeBalkans, pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Plani i aktiviteteve për vitin shkollor 2019-2020

 

 

 

 

 

Lexo të plotë planin e aktiviteteve Kliko Këtu

TOP