"Gjimnazi Skënderbeu" është hapur në vitin 1952. Matura e parë ka përfunduar në vitin 1956. Në gjitha vitet e aktivitetit pranë gjimnazit "Skënderbeu" janë diplomuar rreth 7410 nxënës.
Pranë gjimnazit tonë kanë dhënë kontributin e tyre stafe mësimore të cilat janë dalluar për përkushtim dhe rezultate të larta. Është institucioni i dytë në Republikën e Shqipërisë që ka marrë emrin e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu. Në vitin 1986 është dekretuar nga presidiumi i kuvendit popullor me urdhërin “Naim Frashëri”.
Prej 6 vitesh funksionon si shkollë qendër komunitare. Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar aktivitete kulturore me pjesëmarrjen e figurave të spikatura të artit dhe letërsisë. Gjithashtu në këto aktivitete ka qenë pjesmarrës komiteti i prindërve. Institucioni shërben si qendër për promovimin e shkrimtarëve të rinj të qytetit.
Në aktivitetin e radhës të rinjtë e gjimnazit “Skënderbeu” – Krujë u njohën me ligjin, rregullat e qarkullimit rrugor dhe zbatimin e tyre për parandalimin e aksidenteve të ndryshme. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me policinë, qeverinë e nxënësve në shkollë në klasën multifunksionale. Në këtë aktivitet u diskutuan çështje të tilla, si: -siguria rrugore,
Të rinjtë e gjimnazit “Skënderbeu” – Krujë zhvilluan aktivitetin me qëllim nxitjen dhe përfshirjen e nxënësve në vendimmarrje dhe këshillimi për përzgjedhjen e një profesioni me qëllim punësimin në të ardhmen. Aktiviteti u realizua në ambientet e shkollës në klasën multifunksionale ku morën pjesë nxënës, mësues dhe përfaqësues të Bashkisë. U realizua në formën e bashkëbisedimit
Ky aktivitet u realizua nga klubi i Teatrit dhe i Historianit, i nxënësve të shkollës. Të rinjtë përgatitën piktura, ese, fotografi dhe interpretime të ndryshme. Në videon e realizuar nga nxënësit e klubit të historisë pasqyrohet hitoriku i gjimnazit “Skënderbeu” Krujë. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, mësues, prindër dhe përfaqësues të EU4SCHOOL, të cilët
Lexojmë për të kujtuar
Sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës.
Aktivitet letraro-artistik. Recensim i një libri zhvilluar në kuadër të muajit të Letërsisë me Moton "Tetori i librit ". Takim me ministren e kulturës Elva Margariti ku u zhvillua një bashkëbisedim për librin dhe leximin e veprave të autorëve shqiptarë. Ilustrim me intrepretime dhe krijime të nxënësve.
Në emër të jetës
Bashkëpunimi me komunitetin. Veprimtari sensibilizuese në komunitet për rrezikun e kancerit të gjirit në bashkëpunim me Bashkinë e Krujës dhe shoqatën IRCA.
Kjo veprimtari u zhvillua në qendër të qytetit, në fasoneri dhe në kinemanë e Fushë-Krujës.
Punë me talentet
Në kuadër të festimeve të 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, organizohet faza e parë e esesë me temë “Imazhi i Lirisë” faza e parë.